• |
ide | kryesore

Smart/ Dega më e re e Credins Bank drejt një bankingu digjital

Lajme



Banka Credins, një nga bankat më të mëdha në vend, ka nisur proçesin e trasformimit të degëve nga një banking tradicional drejt një bankingu modern dhe digjital.

Falë konceptit të një dege Smart, sjellim një model të automatizuar duke ofruar një kombinim perfekt të një eksperience digjitale dhe asaj humane, për të ofruar një sherbim unike për çdo klient.

Dizanji i degës inovative SMART, nënkupton persona të specializuar që kryejnë funksionin e mikpritjes, të informimit dhe trajnimit të çdo klienti, për të lehtësuar përdorimin e çdo shërbimi bankar. Krijimi i një këndi inovativ ku klientët mund të relaksohen para tabletave të vendosura, u mundëson atyre të këshillohen nga stafi ynë për të shkarkuar aplikacionin dhe për ta përdorur atë direkt duke pirë një kafe në një atmosferë të ngrohtë.

Objektivi ynë është të sjellim një mënyre të re të përdorimit të bankës nga të gjithë klientët, të shtyjmë dhe rrisim penetrimin e klientëve drejt kanaleve digjitale, nëpërmjet një mënyre të re trajnimi dhe edukimi, e cila do sjellë një reduktim të kostove të bankës dhe rritje të kënaqësisë së përdorimit të shërbimeve bankare nga ana e klientëve. Kombinimi i eksperiencës digjitale dhe asaj humane, është një urë lidhëse midis konceptit tradicional të një dege banke dhe atij digjital.

Që në hyrje, nëpërmjet ekraneve të mëdhenj të vendosur, duket thjeshtë, si është organizuar hapësira e re e degës në një mënyrë mjaft tërheqëse dhe komode.

Ekranet Touch të vendosur përgjatë mureve të bankës, ofrojnë informacione të ndryshme për bankën apo për produkte dhe shërbime, si dhe përshëndesin ëmbël dhe në mënyrë miqësore çdo klient që kalon pranë degës.

Një ekran i madh në hyrje, ju tregon arkitekturën e plotë të degës, ku ju mund të adresoheni për një “self-service” zonë. Dega ofron një kënd të veçantë ku çdo klient mund të këshillohet nga stafi ynë për mënyrën e përdorimit të bankingut digjtal dhe të përdorimit të platformës Credins Online, e aksesueshme nga çdo smartphone, tablet apo desktop. Çdo gjë sot po lidhet me një smartphone, ndaj, shtimi i shërbimeve bankare këtu është pjesë e këtij inovacioni.

Dega sjell dhe një kënd special me ekrane të mëdhenj SMART për çdo klient i cili kërkon të informohet me të rejat më të fundit të bankës, përsa i takon ofertave dhe produkteve bankare. Dhe nëse keni interes për një shërbim të caktuar, mjafton të skanoni kodin e ofertës dhe automatikisht nga smartphoni juaj, ju mund të aksesoni të gjitha detajet e produktit. Madje dhe aplikimin mund ta bëni direkt online nga telefoni. Pra jemi duke sjellë nje eksperiencë bankare totalisht në një telefon.

Klientë biznese apo individë, kanë mundësi të përdorim çdo ditë të javës shërbimet e tyre bankare, në një menyrë të sigurt, të shpejtë, dhe të thjeshtë. Përgjatë ditës, çdo klient do ketë

këshilluesin përkatës ku mund të adresohen për çdo pyetje, të marrin instruksione mbi përdorimin e shërbimeve digjitale të bankës, dhe asistencë mbi çdo shërbim bankar.

Banka Credins synon të krijojë një ekperiencë unike duke ofruar shërbimin më të mirë për klientët e saj, dhe duke përmirësuar atë më tej, nëpërmjet krijimit të shërbimeve të reja. Ideja për një degë SMART u pranua me mjaft entuziazëm nga drejtuesit e bankës, duke sjellë një koncept të ri diznaji, shërbimi dhe ekperience sa me të kënaqshme për klientët.

Jetojmë në kohë të ndryshimeve të mëdha teknologjike, ku çdo pjesë e jetës tonë është në ndryshim të vazhdueshëm. Pse jo dhe industria bankare! Një bankë plotësisht e automatizuar mund të jetë pak herët për tregun shqiptar, gjithsesi, gjithmonë e më shumë bankat po i largohen bankingut tradicional, duke u dhënë klientëve një ekperiencë sa më digjitale.

Ndaj, Credins Bank, vjen me një degë të re SMART, ku trasformimi I proçeseve nëpërmjet automatizimit të tyre, është një risi dhe një ekperience e veçantë për çdo klient që hyn në degë.

Dega SMART ofron gjithashtu, shërbim Free Wi-fi, ku çdo klient fare thjesht përdorë vetë aplikacionin, pa qënë nevoja për të shkuar tek shërbimi i klientelës. Dega ofron gjithashtu shërbimin eBileta, ku klienti mund të skanojë numrin e tij për shërbimin e kërkuar dhe mund të shijojë dhe një kafe pranë ambjenteve te bankës, duke u njoftuar me e-mail ose sms për arritjen e rradhës.

Gjithe bota po shkon drejt teknologjisë dhe të gjitha ndryshimet drejt digjitalizimit janë duke i bërë degët tona shumë efiçente. Ende kemi shumë ide dhe projekte interesante në proçes, të cilat pak nga pak do I zbatojmë në praktikë, duke ofruar një system të ri që jo vetem do përdori automatizim në një mënyrë krejt të re, por do e bëjë jetën tonë mjaft më të thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *