• |
ide | kryesore

Ankesat e familjarëve të pacientëve me Covid 19 te Infektivi, reagon Presidenti Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas shqetësimit të një grupi familjarësh të pacientëve me Covid-19, të cilët ankoheshin se nuk kishin marrë informacione prej 36 orësh tek Spitali Infektiv, reagon Presidenti Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.

Sipas Metës, “Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”.

Sot u publikuan disa foto të grumbullimit të familjarëve, ndërsa kishte dalë për t’i sqaruar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Familjarët pretendonin se kishin 36 orë pa marrë informacione mbi shëndetin e të afërmve të tyre.



7 Comments

  1. Nëse do t’i thërrasim kujtesës, vite më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’i dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private me pronësi të Aleksandër Frangajt, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

    Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish Kinostudios e cila nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është shndërruar prej vitesh në një sheshxhirim të paligjshmërisë duke i shpëtuar drejtësisë.

    Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë të vendosur në dispozicion të artit.

  2. I kane bërë spitalet si kampe përqendrimi, futet pacienti dhe nuk e merr më vesh se ç’bëhet me të. Çfar ndodh brenda që nuk lejohet informimi? Ku mos te dyshojnë njerëzit pastaj? Pale ju ngel edhe hatri kur flasim kundër disave bluzave të bardha. Doktori është profesion fisnik, por jo ama kur përdoret nga politika, edhe nuk po i futem tani pasojave ekonomike te kësaj plandemie, ajo është druge mesele.

  3. Futuni e merni te afermit,se keta per leke cfare nuk bejne.jeta e shqiptareve per keta nuk ka asnje vlere.

  4. Mjere kush semuret ne socializem. Hajdutet socialist per vete i hipin anijeve dhe avioneve privat per tu kuruar jashte.
    Ky o dy standarti dhe arritja e kesaj dite enderr e socialisteve.

  5. Ke 30-vite, qe merresh me politike, ke 3-vite, qe je president i republikes, leri keto gomarleqe, te tipit kerpaci, mehmataj, llari & cilimi!
    Po vazhdove te merresh dhe te degjosh hajvanlleqet; e blushave, mucave, yllave, shaqirave & co, dhe te mendosh se me bufonata, behesh trendy dhe i pelqen kalamaqeve 12/13 vjecare, e ke te humbur davane!
    Ti, e din mire, si derri, se cdo te thote kur humbet davane, se cfare te gjen pastaj!
    Cfaredo qe te ndodhi, nazisti soros dhe padronet e tij, e kane vendosur qe pas zgjedhjeve, te sakrifikojne njerin nga ju; ja ty (qe je me i rrezikuari), ja lulushin pashpatulla, ja edvin kriataqin!
    Pa humbur kohe, thirre miletin ne shesh dhe priji, kunder dikktatures, kunder terroristit edvin kristaqi & bandes se RIVDEKJES!
    Situata, eshte shume me e keqe se ne 2009, me ato 800-900 votat qe mundem te shpetojme, nga vjedhja, e morre mandatin ne finish, ne sekondat e fundit, pa ate mandat do te kishe humbur si kripa ne uje, besoj se se ke harruar?!

    1. E sakte, nuk hyn me ne pune nje president qe ka vetem fjale. Le tja filloje njehere me pasurite qe ka vene me korrupsion.

  6. Meta gjithmon ben thirje the fuqishme nga ajo Vila me 6 hale te gjiri lalezit. Aty bashke me monen qajne hallet e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *