Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet gjermane nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit kanë vdekur. Sidomos të rrezikuar janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.
Nga analiza e të dhënave të 10,000 pacientëve të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 që janë trajtuar në 920 spitale gjermane nga 26 shkurti deri më 19 prill rezulton se një në çdo pesë pacientë kanë vdekur nga sëmundja.
Po ashtu sipas studimit pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale kanë shumë më tepër gjasa që të vdesin, sesa ata që nuk kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.
Italia e kishte 14-16%, statistika eshte e majit! Dihet