• |
ide | kryesore

Covid-19/ Çfarë përmban plani 97 milionë dollarësh i OKB për rimëkëmbjen në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes ndaj koronavirusit në Shqipëri.

Plani i detajuar i ekipit të OKB në Shqipëri është me një buxhet prej më shumë se 97 milionë dollarë për 12-18 muajt e ardhshëm dhe përcakton ofertën për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen në 5 shtylla kryesore, nga mbrojtja e sistemit shëndetësor deri te rezistenca e komunitetit.

Plani i OKB:

Pas shpalljes prej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në 4 maj të kornizës globale të OKB për reagimin e menjëhershëm social-ekonomik ndaj COVID-19, Ekipi Vendor i OKB në Shqipëri ka zhvilluar një program të detajuar të përgjigjes socio-ekonomike për 12-18 muajt e ardhshëm.

Me një buxhet të vlerësuar prej 97,393,880 USD, plani i propozuar përcakton ofertën e konsoliduar të agjencive të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen duke plotësuar Planin Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë (që do të dalë së shpejti) dhe Planin aktual të Përgatitjes dhe Reagimit Strategjik Kombëtar.

Qëllimi i këtij Plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të COVID-19, dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, me një përqendrim në grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

Plani u zhvillua nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe udhëheqjen teknike të UNDP Albania me mbështetjen e @OBSH dhe UNICEF Albania.

Plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri duke minimizuar dhe zbutur ndikimin negativ të COVID-19, dhe duke ndërtuar përpara më të mirë-COVID në një rrugë të qëndrueshme për arritjen e SDG-ve. Plani kërkon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në rimëkëmbjen e vendit duke u bazuar në pesë shtylla, përkatësisht:

 1. Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH
2. Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF
3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP
4. Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB
5. Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP

 

 



4 Comments

  1. aaaaaaaaaaa , prandaj e paskan leshuar kapistallin rilindasit , paskan pasur hallin te ndihmat e tjera nuk i mjaftuan ndihmat e evropes

    1. Pervec krereve (edhe ata nga vendet e botes se 3-te, qe kur i ftojne neper recepsione, vjedhin luget dhe pirunet), te gjithe te tjeret ne UNDP, UNICEF, WHO Albania, jane grate, dashnoret, te afermit, e bandes se RIVDEKJES, pra keta hajdute, bejne plane sesi te hapin nje kantier te ri, per te vjedhur, rreth 100 milion $, per 1-1.5 vite. Nuk po themi pse s’po ngopen, se keto perbindasha do te ngopen vetem atehere kur tu mbushen gojet me dhe, neper varre, por si s’po lodhen duke vjedhur dite e nate, 24/7, per 365 dite, ne 8-vite ne pushtet, s’bejne pushim as te diel, as dite feste, as per termet, as per COVIT?!

  2. Atij bjellorusit i dhane 920 milion
    E ai Ju t’ha ik pirdhuni
    Nuk e mbyll.
    Nje gje skuptojme ne njerezit e thjeshte qe nuk hyjme ne asnje nga pese shyllat psé u shtu covidi kaq shume tani ketu?
    Ne kulmin e pandemise vdiste nje ne Kater dite infektoheshin 10.
    Sot infektohen 140 vdesin 6 ne dite.
    94 milion ne Kater km rruge kemi .

  3. Pervec krereve (edhe ata nga vendet e botes se 3-te, qe kur i ftojne neper recepsione, vjedhin luget dhe pirunet), te gjithe te tjeret ne UNDP, UNICEF, WHO Albania, jane grate, dashnoret, te afermit, e bandes se RIVDEKJES, pra keta hajdute, bejne plane sesi te hapin nje kantier te ri, per te vjedhur, rreth 100 milion $, per 1-1.5 vite. Nuk po themi pse s’po ngopen, se keto perbindasha do te ngopen vetem atehere kur tu mbushen gojet me dhe, neper varre, por si s’po lodhen duke vjedhur dite e nate, 24/7, per 365 dite, ne 8-vite ne pushtet, s’bejne pushim as te diel, as dite feste, as per termet, as per COVIT?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *