• |
ide | kryesore

Digjet fasoneria në Skrapar, flakët mbulojnë ndërtesën

-Instant, Lajme, Të fundit



Fasoneria e Skraparit është djegur pasditen e sotme nga një zjarr i rënë në ambientet e saj. Punonjësit që kanë qenë brenda kanë kaluar momente paniku, por kanë arritur të dalin jashtë, duke mos u lënduar asnjëri prej tyre. Në fasoneri prodhoheshin këpucë, sandale e së fundmi edhe çanta.

Pamjet tregojnë zjarrin dhe tymin e zi që ka mbuluar gjithë ndërtesën, ndërsa punonjësit dhe banorët e ndodhur aty janë distancuar që të mos rrezikojnë lëndimin. Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në fasoneri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *