• |
ide | kryesore

Florjan Binaj hedh poshtë zërat për një largim nga “Portokalli”

-Instant, Paparazzi, Slider



I ftuar në “Pushime On Top”, Flori i ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga “Portokalli”, duke konfirmuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kastit të aktorëve të emisionit të humorit, edhe në sezonin e ri që pritet të nisë në tetor në Top Channel.

“Unë po punoj për personazhet që kam dhe pesonazhet e rinj. Tetori do të jetë një sezon gallatë, ku streset do shfryhen mjaftueshëm me ‘Portokallinë’ dhe ne mezi presim të jemi në ekran”, -është shprehur Flori gjatë bisedës me Ori Nebijajn.
Sakaq, ai ka folur edhe rreth eksperiencës së tij si i infektuar me Covid-19, duke treguar se edhe pse ka kaluar një muaj që ai është shëruar nga koronavirusi, njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.
“Edhe pse ka kaluar një muaj, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë, sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, -është shprehur aktori i humorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *