• |
ide | kryesore

Ilda Bejleri: “Përse vendosa të largohem nga ekrani”

-Instant, Paparazzi, Slider



Të gjithë u surprizuam kur më 2 qershor rinisi “Procesi sportiv” dhe aty nuk pamë Ilda Bejlerin. Pas pandemisë, Ilda mungoi dhe krah Manushit u shfaqën vetëm Alesia Bamin dhe analistët historikë të emisionit.
Nuk dimë të themi se çfarë ndodhi me siguri, por moderatorja ende nuk e ka sqaruar se çfarë fshihet pas largimit të papritur.

Fillimisht ishin fotot me Ardit Gjebrean, që nxitën dyshimet se prezantuesja tashmë kishte ndryshuar logo, por në fakt këto rezultuan thjesht thashetheme dhe prania e saj në korridoret e Tv Klan lidhej me sfilatën e Joni Peçit.

Megjithatë, disa javë më parë u raportua se Ilda e ka shkëputur kontratën dhe tashmë është në tratativa për të qenë në një tjetër kanal, “ABC News”.
Ilda më në fund ka thyer heshtjen rreth kësaj teme. Ajo ka folur në një intervistë për “Edicioni Veror 2020” ku u shpreh se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.
Megjithatë, ajo shtoi se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja të cilat preferoi të mos i zbulonte, teksa mendoi të mbante sekret edhe logon e televizionit.
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *