• |
ide | kryesore

Michelle Obama tregon se vuan nga depresioni

-Instant, Paparazzi, Slider

Në edicionin e dytë të postcast-it të saj, i cili u transmetua ditën e mërkurë (5 gusht), ish-zonja e parë, Michelle Obama, reflektoi mbi ndryshimet që familja e saj dhe të tjera familje, u është dashur të përballen, si rezultat i pandemisë.

“Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët”, tha ajo. “Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë, është shqetësuese.” (referuar administratës së Donald Trump) Obama shprehet se e ka ndjerë ndikimin dhe në gjumin e saj. Ajo thotë se zgjohet në mes të natës, sepse “shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim.” “Unë kam kaluar ato rënie dhe ngritje emocionale që mendoj se të gjithë i ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë…ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten”, tha ajo.


Obama tha se protestat “Black Lives Matter” dhe trazirat e vazhdueshme që kanë “pllakosur vendin” gjithashtu kanë ndikuar në gjendjen e saj shpirtërore. “Më duhet të them, që të zgjohem me lajme se si administrata ka reaguar ose jo, me lajmet se si një njeri me ngjyrë po dehumanizohet, po lëndohet e vritet dhe po akuzohet padrejtësisht për diçka, është e lodhshme. Më ka bërë të ndjej një peshë, që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time”, tha ajo.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu