Mjeku urolog, Artan Koni ka bërë denoncimin e radhës për keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Koni shprehet, se nuk bëhet gjurmimi dhe testimi për familjarët e rasteve pozitive.
Më tej ai ka shtuar ,se spitalet nuk kanë burime njerëzore dhe për këtë arsye nuk po hapen COVID3 dhe COVID4. Koni ka bërë edhe 4 sugjerime, për menaxhimin e situtaës.
“Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.
Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur. Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nese:
1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?
2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.
3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve…por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.
4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund te jepkan neper spitale rajonale.
Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik !!
ky Artani eshte doktor 1 Vizitova un nje te aferm ke klinika e ketij dhe sna mori asnje lek Kishte nje hije tjeter nga ata lapanjoset e tjere doktoruca
Faleminderit per komentin ne lidhje me figuren e doktorit. Keshtu jemi te informuar se ku te shkojme atehere kur kemi nevoje. Jo per ndonje gje por disa nga keta te shiturit doktore na e kane bërë benë, se i kemi demaskuar dhe nga inati do na nxjerrin nga spitali kur te kemi nevoje. Vaj medet ku kemi arritur!
Merni gjithologun t’iu sherbej te semureve,meqenese nuk paska personel.apo ai vetem leket mbledh.
Sa here qe ka folur ky UROLOGU Koni ka dale e kunderta e asaj qe ka thene.
O DOKTOR I GJITHANSHEM , per aq kohe sa ka vende bosh ne spitalet ne perdorim per pacientet nuk hapet spitali i 3 dhe i 4 .
Mos bej politike se nuk te shkon , je mjek ne rradhe te pare. Nese neser ( larg qofte ) do te jete e nevojshme te hapet spitali 3 , ai do hapet , po ti ku do fshihesh per keto mufka qe thua .
Me duket se ty te paguajne per te bere deklarata te tilla.
Nuk ka mjeke?
Po mire Socialistet (me leke) kurohen jashte aty ku ka mjeke.
Po vilma rrushi me veshe si kaushi, a u kthye nga turqirja?