• |
ide | kryesore

Mjeku humb të afërmin nga covid: Mezi e mbajtën një ditë në jetë!

-Instant, Lajme, Të fundit

Mjeku Erion Dasho në një status të gjatë në facebook ka treguar se si një i afërm i tij ka humbur jetën si pasojë e covid-19.

Ai thotë se sistemi shëndetësor në vend ka rënë: Një situatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së një personi të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.


Postimi i mjekut

NJË SISTEM QË KA RËNË

Mungesa e kontrollit mbi COVID-19 dhe papërgjegjshmëria e institucioneve shëndetësore me sa duket po materializohet në një situatë të rrezikshme. Një situatë intensive dy ditore (fatkeqësisht e pasuar nga humbja e jetës së një personi të afërm) më bindi plotësisht se asnjë nga hallkat e sistemit shëndetësor nuk funksionon më.

Në se që nga muaji maj kam shkruar e folur se “Shqipëria ndodhen në mëshirën e tekave të virusit”, sot mund të shkruaj se edhe mëshira e virusit arriti në kufi. Tashmë sistemi shëndetësor është në kaos të plotë. Në vijim një përshkrim gjakftohtë i fakteve:

MJEKSIA E FAMILJES

Ndonëse e gjithë familja manifeston shenja që sugjerojnë për COVID, nuk ka patur asnjë kontakt me mjekun e familjes. Arsyeja?! Ndoshta duhet kërkuar tek deklarata e përditshme e Ministrisë së Shëndetësisë që rekomandon ose 127 ose numrin e gjelbër në rast dyshimi për COVID.

SISTEMI SHËNDETËSOR PRIVAT

Një nga pjesëtarët e familjes kërkoi kujdes shëndetësor pranë një strukture private. Skaneri fliste për COVID, klinika për COVID, epidemiologjia për COVID dhe, sigurisht, mjeku privat i rekomandoi trajtimin anti-COVID. Asnjë masë apo interesim për pjestarët e tjerë të familjes. Asnjë element koordinimi me sektorin publik (domosdoshmëri në raste epidemish).

URGJENCA MJEKSORE

Ndonëse numri 127 u thirr disa herë dhe u kërkua me ngulm realizimi i tamponit, Urgjenca Mjeksore asnjëherë nuk erdhi. Pas insistimit tim, familja bleu një puls oksimetër. Kur u konstatua se oksigjenimi i një familjari ishte 84%, ky parametër ju njoftua 127-ës. Ambulanca erdhi me mbi një orë vonesë.

SISTEMI SPITALOR PUBLIK

Urgjenca Mjeksore e dërgoi pjestarin e moshuar të familjes në një prej spitaleve COVID. Nga momenti i shtrimit nuk pati asnjë komunikim midis stafit dhe familjarëve. Me përfshirjen time dhe insistimin konstant, arritëm të merrnim vesh vetëm informacione të cunguara. Asgjë zyrtare. Rreth 30 orë pas pranimit në spital, familja njoftohet se familjari i tyre kishte humbur jetën. Stuktura e promovuar si “spital i specializuar COVID” mezi e mbajti një ditë në jetë të sëmurin.

TRAJTIMI ME DINJITET DHE MBËSHTETJA

As që mund të mendohet mbështetja psiko-sociale për pjestarët e tjerë të familjes. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë më parë – të vajtojnë prindin që humbën apo të kenë frikë për jetën e tyre. Asnjë prej tyre nuk ka bërë tamponin, ndonëse ende kanë shenjat klinike të sëmundjes. Askush nuk jep përgjigje as edhe për një pyetje të thjeshtë: “Në kushtet kur të gjithë familjarët janë të izoluar, si do të kryhen shërbimet e fundit ndaj të ndjerit?”

STATISTIKAT DHE RAPORTIMET

Sot do të pres raportimin ditor të vdekjeve nga COVID. Nuk e di në se ky rast do të raportohet si i tillë. Të shohim…

SHPESH NUK KA NEVOJË MË TEPËR SE NJË RAST PËR TË BËRË RADIOGRAFINË E NJË SISTEMI DHE ÇFARË SHKRUAJTA MË LART PROVON SE SISTEMI YNË SHËNDETËSOR SOT KA RËNË!

DUKE U MARRË ME NJERIUN E AFËRT, UNË KOMUNIKOVA ME MJEKË TË STËRMUNDUAR, TË LODHUR DHE NË PRAG TË DORËZIMIT. KONSTATOVA NJË SISTEM I CILI NUK ËSHTË NË GJENDJE TË MBROJË SHËNDETIN DHE JETËN E SHQIPTARËVE!

VETËM NJË SHËRBIM MUND T’U BËJNË SOT SHQIPTARËVE PERSONAT QË KISHIN MARRË PËRSIPËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E COVID-IT NË SHQIPËRI:

TË LARGOHEN!

DIKUR KAM THËNË “TË LARGOHEN PASI T’U KËRKOJNË FALJE SHQIPTARËVE”!

SOT FJALËT JANË TË TEPËRTA!

THJESHT TË IKIN… NJË ORË E MË PARË… LLOGARITË MUND TË BËHEN MË VONË…

8 Comments

  1. Sistemi shendetesor ka rene me kohe. Nga shume e shume raste nuk di asnjerin kur diagnozat apo protokollet e mjekimit te mjekeve shqiptareve te jene perputhur me te huajt. Kjo ndodh me shume prej korrupsionit sesa paaftesise,prandaj zgjidhja eshte qe pergjegjesit te ikin,por jo ku i do bytha, por ne burg. Kjo nuk eshte emergjence mjekesore, sepse Shqiperia eshte gjithmone ne emergjence mjekesore.

  2. Si Ramazoni si Lulezimja jane produkte te Sorrosit dhe mos mbani shprese qe po iku njeri do e ndrisi tjetri. Aty treshja Like-Lul-Rame duhet te largohet perndryshe do kendoni si qyqet neper portale thjesht per te nxjerre dufin

  3. Eshte absolutisht e vertete qe sistemi shendetesor eshte katastrofe. Kete mund ta thoje vetem dikush qe po e kalon kete virus (si une). Absolutisht asnje interesim, kam 10 dite qe pres tu bejne tampon familjareve dhe nuk vijne. Mos ju zente ky virus se keni per ta pare ne cfare niveli ka shkuar shendetesia. Dhe pa pike turpi dalin dhe bejne reklama sikur po bejne te pamunduren. Behen 500-550 tampone ne dite ne rang republike dhe shitet sikur po bejne namin. Po degjoj perdite per njerez qe shkojne per kurim ne Turqi sepse po hyre ne spitalet tona, zor se del gjalle. Ruhuni njerez , se vetem ju e keni shendetin tuaj ne dore, mjekesia ka vdekur.

  4. Jo qe ka rene por ska ekzistuar. Jam me Covid, tamponin e pare ma bene pas 5 ditesh qe mu kishin shfaqur simptomat dhe pergjigjen e mora pas 5 diteve te tjera. Asnje nuk me pyeti si i kam familjaret dhe a kane simptoma. Po bej muajin i karantinuar dhe me zorr arrita te bej tamponin e dyte dhe kam 5 dite dhe akoma skam mare pergjigje nese jam sheruar apo vaszhdoj te mbart virusin. Nje moskokcarje e tmerrshme ne cdo kontakt telefonik. Ata, doktorret apo pjesa tjeter e menaxhimit te situates nuk jane sterlodhur por jane thjesh specie pa sens njerzilleku. Me shume jam stresuar e lodhur nga ece-jaket telefonike me keta mostra se nga semundja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu