• |
ide | kryesore

“Nuk dal nga spitali, më vrasin, policia nuk më mbron”

-Instant, Lajme, Të fundit



Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri.

Xhaferaj ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, ku po merr mjekim pas plagëve të marra nga atentati i dytë, dhe kërkesa e tij është të mos dal nga spitali pasi ka frikë. Ai bën apel për mbrojtje nga shteti.

Në maj të këtij viti Xhaferri është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë. Atentati tjetër ka ndodhur në datën 1 gusht të këtij viti, siç edhe ai shprehet. Ai tregon plagët në krahë dhe thotë se do vazhdoj të qëndroj në spital nga frika se e vrasin.

Në ambjentet e Spitalit Ushtarak ndodhej gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

-Përse nuk ikën nga spitali?

“Dua vetëmbrojtje, s’kam ku vete, më vrasin”.

-Ka ardhur automjeti i policisë.

“Policia nuk më merr në mbrojtje. Më kanë bërë dy atentate. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti, për jetën time”.

-Kur ka ndodhur atentati?

“Atentati ka ndodhur në datën 16 maj. I fundit ndodhi në datën 1 gusht”.

-Kush të qëlloi i njohe?

“Jo. Më qëlluan me breshëri automatike. Shtëpia është bërë shosh. Kjo është plagosja e parë dhe kjo është e dyta.

-Nga kush ke frikë?

“Jam me probleme. Hasmërinë e di shtetit e di çdo njeri”.

-Përse nuk ikën?

“Nuk kam ku iki, kërkoj mbrojtje. Të më mbroj shteti. Kam frikë nga hasmëria”.

-Do vazhdosh të qëndrosh në spital?

“Po do vazhdoj të qëndroj këtu”.

Konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj. Baftjar Llanaj u akuzua nga prokuroria për vrasjen e tij. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”.

Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998. Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj.



1 Comment

  1. muhabet vlonjatesh, jane njerez te edukuar, rrine gjithe diten ne bibloteka dhe meren me studime, po qellon dhe ndonje i tille…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *