• |
ide | kryesore

PD: Spitali Covid 4 i mbyllur, ishte mashtrim i Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, ka qenë sot në ambientet e spitalit Covid 4, ambientet e ish-Universitetit Kristal të inauguruar si spital më 2 qershor.

Ndërsa spitali është i mbyllur, Koduzi thotë se ai s’ishte asgjë më shumë veçse një mashtrim për shqiptarët.


Shqiptarët kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor në këtë kohë pandemie”,- thotë ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19.

Dështoi në marrjen e masave për mospërhaqjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore.

Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë.

Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to.

Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama.

3 Comments

  1. Nëse do t’i thërrasim kujtesës, vite më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’i dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private me pronësi të Aleksandër Frangajt, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

    Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish Kinostudios e cila nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është shndërruar prej vitesh në një sheshxhirim të paligjshmërisë duke i shpëtuar drejtësisë.

    Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë të vendosur në dispozicion të artit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu