• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e autorit që vrau ortakun në Gjirokastër: Si nisi sherri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gëzim Saraçi u gjet i vrarë dje në kamionçinën e tij. Autor ishte pikërisht ortaku prej vitesh i Saraçit, Mihal Thumjo.

“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.

Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.

33-vjeçari u arrestuar pas gjashtë orë kërkimesh, i dyshuari kryesor për krimin tronditës që ndodhi një ditë më parë.

Gëzim Saraçi, u gjet i pajetë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë.

Mes Thimjos dhe viktimës, të cilët kishin njohje të vjetër familjare, ka pasur një konflikt.

Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam” – mësohet të ketë thëne Thimjo, sipas gazetës panorama.

Ndërkohë, që sipas fjalëve të autorit, ky i fundit i ka kërkuar viktimës të mos e shante, por ai nuk ka dëgjuar dhe aty ka nisur përplasja fizike.



2 Comments

  1. Pretekst per te shpetuar lekuren nga biruca. Me bukur do tingellonte te sajonte sikur hortaku i kish thene ‘greku i mutit’. Keto jane pasojat e greqizimit artificial ne ate zone. Çdo incident apo krim e ngjyrosin me nota politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *