Djali i reperit Diddy, King Combs, u përfshi në një aksident automobilistik  në BeverlyHills,  policët thanë se një burrë në një Tesla humbi kontrollin si rezultat i shpejtësisë dhe u përplas me Ferrarin e kuq të King Combs.

“Djali i Diddyt pësoi lëndime, por u trajtua në vendin e ngjarjes dhe nuk kishte nevojë të dërgohej në spital. Ai është super me fat, sepse të dyja makinat u goditën mjaft fort”, ka thënë policia. King ka treguar se pati fatin të kishte vetëm plagë të lehta, duke u thënë ndjekësve në intagram se tashmë është rikthyer për të punuar në studio.“Jam mirë! Faleminderit Zotit, faleminderit për të gjithë ata që u interesuan! Mbrëmë ishte një çmenduri duke parë jetën time të më kalojë para syve.  U godita nga një shofer i dehur. Të gjithë ju mos pini dhe ti jepni makinës në të njëjtën kohë. Faleminderit Zot që shpëtova gjallë – tani përsëri në studio”, shkroi ai.