• |
ide | kryesore

Bebe Rexha shtrohet në spital

-Instant, Paparazzi, Slider



 

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar për ndjekësit në instagram se është duke vuajtur nga sinuset e hundës.

Ajo ka marrë një infeksion serioz dhe hunda e saj është devijuar si pasojë e një aksidenti, me ç’rast edhe frymëmarrja e saj është vështirësuar.“Jam kaq e lodhur, dua vetëm të frymoj nga hunda, është kjo ajo e gjitha që dua. Dhe tani kam marr një infeksion të sinuseve prej 10 ditësh dhe jam thjeshtë e mbaruar”, u shpreh Bebe duke  treguar  se pas vizitës te doktori i është bërë e ditur nga ky i fundit se duhet t’i nënshtrohet një operimi për heqjen e sinuseve.“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës sime, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”, tha Bebe Rexha në një video të ndarë me fansat në InstaStory. Më pas ka publikuar edhe disa pamje tjera ku shihej e hospitalizuar duke marrë trajtim, teksa në mbishkrimin e fotografive shkroi: “Kurrë nuk po mbaron, infeksioni i sinuseve”.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *