• |
ide | kryesore

Firma të mëdha mode në Liban përjetojnë një goditje të trefishtë pas shpërthimit

Paparazzi, Slider



Shpërthimi i fuqishëm që goditi Bejrutin këtë javë, përveç viktimave dhe qindra të plagosurve, “goditi” befasisht edhe industrinë e modës, pikërisht disa nga stilistët me famë botërore si Zuhair Murad, Elie Saab dhe Rabih Kayrouz. Në një kohë kur Libani po përballej m krizën e rëndë dhe kolapsin ekonomik dhe jetik të shkaktuar nga Covid-19 dhe pandeminë globale me “armikun e padukshëm”, erdhi krejt papritur një goditje tjetër fatale. Shpërthimi i 4 gushtit, që besohet se është shkaktuar nga 2,750 tonë nitrat amoniumi të depozituara në gropat e qytetit për gjashtë vjet, la pas gati një bilanc lufte: 137 viktima dhe qindra të plagosur. Shpërthimi ishte aq i fortë sa shkatërroi gjithçka rrotull, një pjesë të mirë të portit, por edhe shumë qendra biznesi, dyqane të pozicionuara aty, etj. Rreth 200 punonjës, si pjesë e stafit të Zuhair Murad, u larguan nga selia 11-katëshe ku ishte vendosur atelieri dhe dyqanet e stilistit të famshëm vetëm 10 minuta përpara shpërthimit të madh. “Ne humbëm gjithçka. Të gjitha kujtimet e mia ishin këtu. E ndërtova këtë biznes gurë-gurë, natë e ditë. Ishte ëndrra ime të ndërtoja shtëpinë time të modës në Beirut, në qytetin tim, në Liban, ku unë u linda, por brenda sekondës gjithçka u shkatërrua dhe unë humba gjithçka”, thotë stilisti i famshëm Murad. Fatkeqësia vjen në një kohë kur industria e modës në Liban ishte duke luftuar për të mbijetuar, duke u përplasur nga inflacioni dhe duke parë se si paundi libanez humbiste 80 përqind të vlerës çdo ditë. Bizneset e stilistëve pësuan shumë humbje pasi pandemia e koronavirusit filloi të godasë kërkesën lokale dhe globale për produktet e tyre.Për dekada, Libani ka luajtur një rol të rëndësishëm në industrinë rajonale dhe atë globale të modës. Në vitin 2017-të, tregu i modës në Liban kishte një vlerë afro 1.5 miliardë dollarë, sipas Fitch Solutions. Sidoqoftë, realiteti është se kriza e trefishtë – ekonomike, shëndetësore dhe humanitare aktuale do të jetë e vështirë të kapërcehet. Reagimi ndërkombëtar, i kryesuar nga vizita e Presidentit Francez Emmanuel Macron në vend, do të jetë thelbësor për rimëkëmbjen dhe një rritje e ndihmës ndërkombëtare mund të kushtëzohet nga reforma qeveritare në një vend të famshëm për paqëndrueshmërinë e tij politike. Ndërkohë, rezistenca e njohur e popullit libanez, një popullsi që ka kapërcyer luftërat civile dhe krizat morale në të kaluarën do të testohet si kurrë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *