• |
ide | kryesore

Lili Reinhart: Biseksualitetin nuk e kam mbajtur të fshehtë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Lili Reinhart ka folur së fundmi rreth deklaratës së saj në qershor ku tregoi për ndjekësit se ishte biseksuale.

Në një intervistë për revistën Flaunt , Lili shpjegoi se e dinte që pëlqente edhe vajzat, përveç djemve, që në moshë fare të re.“Mendoja se duke qenë në një marrëdhënie jashtëzakonisht të njohur heteroseksuale, mendoja se nëse do të deklaroja të vërtetën, mediat dhe njerëzit do të më fajësonin se po përpiqesha të tërhiqja vëmendjen. S’ka qenë ky qëllimi im.”Më pas shtoi:“Për miqtë, njerëzit e afërt dhe familjen time, biseksualitetin nuk e kam mbajtur sekret.” Lili tregoi  se vendimi për të folur publikisht nuk pati lidhje me ndarjen nga aktori Cole Sprouse. Sipas E!, ata u ndanë pas vendimit për t’u karantinuar larg njëri-tjetrit dhe sepse e dinin që marrëdhënia nuk do të funksiononte në distancë.“Të dy nuk janë të interesuar të njihen me njerëz të tjerë. Po shfrytëzojnë kohën për t’u qetësuar dhe për t’u përqëndruar te vetja,” tha një burim për E!.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *