• |
ide | kryesore

Meta thirrje qeverisë: Shmangni katastrofën në ekonomi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta deklaroi se mbyllja e mijëra qepenëve të biznesit të vogël është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë tonë nga kriza e koronavirusit.

Presidenti bën thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.



3 Comments

  1. Makina e re është një “Mercedes-Benz S-Class”, çmimi i së cilës i kalon 30 mijë euro.

    Kryedemokrati, ka bërë edhe një manovër për t’i shpëtuar syrit të publikut për këtë shpenzim thuajse të panevojshëm për një politikan që synon të bëhet kryeministri i të varfërve para se të bëhet i të pasurve.

    Ai ka përdorur të njëjtat targa si të makinës që përdorte më parë për të mos tërhequr vëmendje.

    Ndërkohë, ky nuk i vetmi shpenzim luksi i kryedemokratit ku mund të kujtojmë atë të pak ditëve më parë ku u raportua se ai është afruar për të banuar tek blloku i vilave në Gjirin e Lalzit ku gjithashtu kanë vila presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *