• |
ide | kryesore

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Çfarë pritet këtë fundjavë

-Instant, Arkiva, Sport



Pas gati pesë muajve ndërprerje prej koronavirusit, Liga e Kampionëve kthehet këtë të premte me dy superpërballje në orën 21:00, Juventus vs Lyon dhe Manchester City vs Real Madrid. Ato do të vendosin dy çerekfinalistët e parë të këtij edicioni ndërsa nesër Barcelona Napoli dhe Bayer Celsi do të përmbyllin këtë tur

Para nisjes së këtyre ndeshjeve, më poshtë mund të lexoni statistikat më interesante dhe formacionet e mundshme.

Manchester City do ta presë Real Madridi me epërsinë 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Juventusi do ta presë Lyonin me detyrën për ta përmbysur rezultatin nga disfata 1:0 që e kishte pësuar në Francë.

Statistikat më interesante: Juventus vs Lyon

♦Juventusi është i pamposhtur në dy ndeshjet e zhvilluara si vendas në Evropë kundër Lyonit, pasi kishte fituar 2:1 në Ligën e Evropës në prill të vitit 2014 dhe pastaj barazoi 1:1 në Ligën e Kampionëve në nëntor të vitit 2016.

♦ Lyoni i ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit evropiane në Itali (katër humbje, një barazim), pas fitores me rezultat 2:1 kundër Fiorentinës në nëntor të vitit 2008. Klubi francez s’di për fitore në dhjetë ndeshjet e fundit si mysafir në fazën eliminatore të garave evropiane.

♦ Ronaldo ka shënuar 18 gola në 12 ndeshjet e fundit si vendas në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, ndërsa në këtë ecuri janë të përfshira katër het-trike, gjë të cilën e bëri sezonin e kaluar në të njëjtin rund kundër Atletico Madridit.

Statistikat më interesante: Manchester City vs Real Madrid

♦ Real  Madridi i ka fituar pesë nga 11 ndeshjet si mysafir në Angli për Ligën e Kampionëve (pesë fitore, tre barazime dhe tre disfata), duke i mposhtur katër klube (Manchester Unitedin, Leeds Unitedin, Liverpoolin dhe Tottenhamin).

♦ Pep Guardiola ka fituar 28 ndeshje të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo trajner në histori të kësaj gare. Ai dëshiron të bëhet trajneri i tretë në histori që ka arritur ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve më shumë sesa një herë, pas Marcello Lippit dhe Ottmar Hitzfieldit.

♦ Zinedine Zidane mund ta pësojë eliminimin e parë nga faza eliminatore e Ligës së Kampionëve si trajner, pasi i ka fituar të gjithë 12 rundet në të cilat ka marrë pjesë. Por, ai i ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve kundër klubeve angleze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *