• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i pasurive të Ylli Ndroqit, avokati ankimon vendimin e SPAK: I ka vënë me burime të ligjshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Avokati i Ylli Ndroqit ka ankimuar sot vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive, duke thënë se klienti i tij i ka ngritur pasuritë me burime të ligjshme.

 Avokati deklaroi se ka dorëzuar në gjykatë prova për burimet e pasurive të Ndroqit, duke shtuar se “Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që është bërë publik dje, që Z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian”.

“Sekuestroja është vendosur duke përmendur një shkresë të Interpolit që z.Ndroqi ka qenë i arrestuar në vitin 2015 në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme si nga sistemi TIMS, si nga vendimi që është bërë publik dje, që Z. Ndroqi nuk ka qenë kurrë i arrestuar në shtetin italian. Ka lëvizur lirshëm në zonën Schengen dhe në Amerikë. Është vënë si indicie, pasi ligji nuk ka efekte prapavepruese pasi është votuar dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2010.

Kemi konstatuar absurditeti në raport procedurat, pasi është vënë sekuestro për prona që z. Ndroqi nuk i ka në posedim. Njërën nga tokat nuk e zotëron z. Ndroqi, por është varrezë fshati. Ndërsa për pronat e tjera janë të vënë nga aktiviteti tregtar i recensuar në mënyrë të ligjshme qysh nga viti 1993. Ka kaluar disa kontrollet nga tatimet dhe pastrimi i parave duke rezultuar OK. Po ashtu është kredituar edhe nga bankat. Po ashtu, janë sekuestruar edhe mjete që janë me leasing nga Reiffeisen Bank duke u quajtur si të paluajtshme. Po e njëjta gjë me prona që janë financuar 100% nga bankat.

Pasuritë e z. Ndroqi janë të vena me burime të ligjshme dhe shpresojmë që provat do të merren nga gjykata e Apelit, pasi sekuestroja është bërë në kundërshtim me ligjin anti-mafia, ku përcaktohet kur vihet sekuestroja. Këto prona nuk kanë qenë në prag të tjetërsimit apo kur janë nën ndikim të organizatave kriminale. Në fakt, televizionet kanë qenë duke botuar lajme kundër organizatave kriminale. Është absurde që të sekuestrohet një media që komplet kapitalin e saj e ka blerë me financim bankar”, tha avokati.



6 Comments

  1. Normal, sepse ne nje narkoshtet venia e pasurise me droge quhet e ligjshme. Te ishte ne amerike sdo ti gjente me celsat e burgut

  2. O “i paemer”, akoma nuk ke gjet ndonje nuckname ?! Une te sygjerova disa si: mali, shpati, kanali, muti, etj. Je beri sikur te kane mallkuar :”tu shofte emri”! Po ti je personalitet dhe te keshilloj qe te perdoresh nickname qe deri tani nuk eshte perdorur, dhe une mendoj se me shume te shkon nickname :”mut”. Se edhe te shkon ty, nga qe era mut vjen deri ketu ne Ameriken e Veriut.

  3. O Gjergji qe te paska djegur kaq shume komenti im, cdonjeri eshte i lire te shkruaje ate qe mendon dhe vej apo svej nickname nuk besoj se eshte puna jote. Une spara komentoj shume ketu porka shume qe komentojne me nickname i paeme, Por qe te te bej qejfin ty do ta vej Pidhisatom. Une as te shava e as te ofendova thjesht shkruajta ate qe lexojme perdite dge qe te gjithe e dine sesi pasurohen”biznesmenet” ne ate vend qe nuk prodhon asgje pervec kanabisit. Por mqs jetonke ne ameriken e Veriut po te them qe dhe une ketu jetoj, kshuqe po ke deshire me thuaj ku te vij te takoj qe te ta heq dhe merakun se cfare ere mbaj o bythqire

  4. Yuri Kim në Twitter: Çështjet e rëndësishme gjyqësore shpesh shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të mbjellë dyshim dhe çorientim, për të blerë ndikim, për të mohuar të vërtetën, për t’i ikur drejtësisë.

    Të jemi të qartë: kjo ka të bëjë me ndëshkimin e kriminelëve të njohur – asgjë më shumë, asgjë më pak. Mbështesim fort SPAK & Policinë e Shtetit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *