• |
ide | kryesore

Tabaku: Shqipërisë i shtohen 230 mijë të varfër prej keqqeverisjes dhe korrupsionit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jorida Tabaku akuzoi qeverisë se për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit ka bërë që Shqipërisë t’i shtohen edhe 230 mijë të varfër më shumë.

Sipas ish-deputetes së Partisë Demokratike, shpenzimet për shëndetësinë dhe paketat e ndihmës ekonomike në Shqipëri nuk do të ishin më të ulëtat në Ballkan nëse qeveria s’do të kishte harxhuar paratë e marrë borxh dhe taksat e qytetarëve për tendera e koncesione korruptive.

Tabaku shprehet se vendi rrezikon papunësinë e 100 mijë shqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%.

POSTIMI: 

Shqipëria gjithnjë dhe më e varfër, shtohen 230 000 të varfër më shumë prej keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Shqipëria po përjeton një krizë të thellë sociale dhe shëndetësore. Kriza e thellë ekonomike përditë përjetohet nga të gjithë shqiptarët dhe raportohet nga partnerët. UNDP është një tjetër institucion ndërkombëtar që konfirmon mjerimin ku qeveria i la shqiptarët.

Nëse qeveria s’do kish harxhuar paratë e marra borxh, taksat e cdo burim tjetër të ardhurash për tendera e koncesione korruptive e për bojatisje qytetesh qe sot janë zbrazur, nese taksat e rritura të shqiptarëve nuk do shpërdoroheshin dhe vidheshin, atëherë shpenzimet për shëndetësinë nuk do të ishin më të ulëtat në rajon, paketat e ndihmës ekonomike nuk do të ishin më të ulëtat në Ballkan sa 0.86% e PBB-së.

Shqipëria po shkon drejt dyfishomit të ushtrisë së të varfërve. UNDP parashikon që kjo shifër rritet me 230 mijë të varfër më shumë në vend. Të njëjtin lajm të keq paralajmëroi edhe Banka Botërore e cila deklaroi se kriza ekonomike do godasë më rëndë shtresat margjinalizuara dhe të mesme që kanë paguar taksat e rritura nga Rama këto 7 vite.

Qeveria është shumë larg nevojave dhe kërkesave të momentit. Sot ekonomia duhej te ishte ne shërbim të shtresave në nevojë, te bizneseve të vogla, të familjeve shqiptare, të fermerëve, studentëve e te rinjve, ndërkohë që ndodh e kundërta: Bizneset e vogla dhe të mesme po vuajnë konsumin e ulët, familjet po harxhojnë cdo kursim e po marrin borxhe për të mbijetuar e shkyer borxhet ndërsa vendi rrezikon papunësinë e 100 mijë shqiptarëve të tjerë dhe një rënie ekonomike prej 9%.

Zgjidhja e vetme e shqiptarëve është beteja për të ndryshuar kursin fundosës ku e ka futur Shqipërinë qeveria Rama. Eshtë nevoja që ekonomia të vihet në shërbim të gjithë qytetarëve e të mos punojë për një pakicë klientësh të qeverisë.

Zgjidhja dhe zgjedhja për shumicën e shqiptarëve është programi ekonomik i PD që ofron mundësi per ata që punojnë e jo ato që vjedhin, që vlerëson punën dhe jo korrupsionin, që i ofron mundësi të rinjve e jo kriminelëve.



2 Comments

  1. Edhe c’fare? sa kontrovers jeni ju te PD, ju duhet te gezoni indirekt qe jane te pa pune qe te kene syte te krahu juaj ne votime, po te ishin te pune , te shendetshem e gezuar nuk ju a kishin nevojen, pra teorikisht te pa punet duhet te ishin ne anen tuaj, por ne fakt eshte e kunderta.

    Edhe pse njerzit jane te pa pune, te pa shprese , pa buke e shtepi, edhe pse jane te vjedhur e genjyer, te braktisur perseri nuk kane besim te ju, kete ju e dini fort mire prandaj flisni ne emer te tyre edhe pse e dini qe ciceroni kot.

    Prandaj mos u preokuponi shume per njerzit, hallet e tyre, kur njerzit nuk te japin voten perse beni gam gam per to?

    Ky milet nuk ka nevoje per perkrahje, lereni ne vullnetin e tyre te lire se juve nuk ju votojne nje here, as qeverine nuk e di nese i votojne mbase jo, por edhe ne mos i votofshin Qeveria apo Rotacioni do te ndodhi kur ti ngrefet Amerikes. Vota eshte kot.

    Boll i qajtet hallin njerzve, se kur ktheni koken njerzit harrojne c’fare po thoni per to.

    E kuptoni cudine apo akoma?

  2. Makina e re është një “Mercedes-Benz S-Class”, çmimi i së cilës i kalon 30 mijë euro.

    Kryedemokrati, ka bërë edhe një manovër për t’i shpëtuar syrit të publikut për këtë shpenzim thuajse të panevojshëm për një politikan që synon të bëhet kryeministri i të varfërve para se të bëhet i të pasurve.

    Ai ka përdorur të njëjtat targa si të makinës që përdorte më parë për të mos tërhequr vëmendje.

    Ndërkohë, ky nuk i vetmi shpenzim luksi i kryedemokratit ku mund të kujtojmë atë të pak ditëve më parë ku u raportua se ai është afruar për të banuar tek blloku i vilave në Gjirin e Lalzit ku gjithashtu kanë vila presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *