• |
ide | kryesore

Taylor Swift tregon frymëzimin që fshihet pas këngës ‘Betty’

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Taylor Swift ka folur së fundmi për një nga këngët e saj të titulluar ‘Betty’, pjesë e albumit “Folklore”.

Ndërsa prezantoi këngën e saj në “Country Radio”, Taylor tregoi  se kush e frymëzoi për personazhet e përmendura në këngë. “Më ka pelqyer gjithmonë fakti që muzika të lejon të nxjerrësh në pah identitete të ndryshme, të këndosh nga perspektiva e individëve te tjerë. Këtë gje bëra në këngën time.Une i kam quajtur të gjithë personazhet e përfshira në këngë si emrat që kanë fëmijët e miqve të mi”. Emrat James dhe Inez janë dy nga emrat e përfshirë, që janë emrat e dy fëmijëve të ciftit Blake Lively dhe Ryan Reynolds.Gjithsesi titulli i këngës bëri që fansat të besojnë se ‘Betty” është emri i fëmijës të tretë të dyshes e cila lindi në tetor. Blake dhe Ryan ende nuk kanë reaguar ndaj aludimeve. Swift ka përfshirë edhe më parë emrin e vajzës së tyre James, në këngën “Gorgeous”, pjesë e albumit “Reputation”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *