• |
ide | kryesore

Zoe Saldana kërkon falje publike për rolin e saj në filmin ‘Nina’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Zoe Saldana shprehu pendim  për portretizimin që i bëri aktivistes së të drejtave të njeriut Nina Simone në filmin biografik “Nina”.

Filimi  “Nina” nuk u vlerësua nga kritikët  dhe gjithashtu as nga familja e Zoe, e cila nuk ra dakord me zgjedhjen e Zoe Saldana-s si protagoniste. Saldana i përket një race të përzierë. I ati ishte nga Haiti dhe Republika Domenikane, ndërsa mamaja nga Puerto Rico. Për rolin në “Nina” ajo vendosi një hundë protezë dhe makeup të errët, gjë që nxiti akuzat për diskriminimin ndaj individëve me një ton pak më të errët të ngjyrës së lëkurës.Në një bisedë me producentin amerikan Steven Canals në platformën e saj Bese, Saldana reflektoi për vendimin duke shprehur pendesë për rolin:“Nuk duhet ta kisha luajtur kurrë Nina-n. Duhet të kisha bërë të pamundurën që të ishte përzgjedhur një aktore afro-amerikane për të luajtur një grua jashtëzakonisht të përsosur afro-amerikane.Asokohe mendova se kisha të drejtën të luaja në rolin e një gruaje me ngjyrë sepse unë jam një grua me ngjyrë, por ajo ishte Nina Simone dhe Nina pati një jetë dhe rrugëtim që meritonte të nderohej në çdo detaj specifik.”

Mes lotëve: Zoe Saldana kërkon publikisht falje që luajti si Nina

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *