• |
ide | kryesore

Dua Lipa sërish shpreh dashurinë për vendlindjen

-Instant, Paparazzi, Slider



Ajo është një nga artistet më të njohura të momentin dhe gjithashtu një nga shqiptaret që na ka bërë më së shumti krenarë me arritjet e saj.
Dua Lipa po ngjit çdo ditë shkallë më të larta, teksa pavarësisht të gjithave nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh.

Së fundmi ka bërë një gjest shumë domethënës për jetën kulturore të Prishtinës. Teatri “Dodona” tani e tutje do të ketë webfaqen e re, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve dhe webfaqja i është dhuruar teatrit nga fondacioni “Sunny Hill” dhe Dua me një donacion në vlerë 5000 euro.
Ka qenë kryebashkiaku i Prishtinës ai që ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjetet sociale, duke falenderuar fondacionin dhe Duan.
“Jemi shumë të lumtur që po e lansojmë uebfaqen e re të Teatri të Qytetit të Prishtinës Dodona dhe ju ftojmë ta vizitoni atë deri në takimin e ardhshëm në skenën tonë.
Kjo uebfaqe, sistemi elektronik i biletave, të cilin e kemi lansuar në shtatorin e vitit të kaluar si dhe dizajnet e bukura me njoftime për shfaqjet tona, që i kemi postuar përgjatë tërë vitit të kaluar, janë pjesë e donacionit në vlerë prej 5,000 EUR nga Fondacioni Sunny Hill.
Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin Sunny Hill dhe patronen e këtij festivali, të mrekullueshmen Dua Lipa, për këto dhurata të bukura”.
Kujtojmë se Dua ka të gdhendur në krahun e saj një tatuazh ku shkruan “Sunny Hill”, që do të thotë “Kodra e Diellit”, lagje në Prishtinë.
Këtë tatuazh ajo i ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje. Dhe po të bëni lidhjet në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill”, dhe koncerti që është mbajtur dy herë në Kosovë.
Dua Lipa Writing Elbow Tattoo | Steal Her Style
Nga ana tjetër, Dua po shijon majat e karrierës.
Këngëtarja ka njoftuar se bashkëpunimi i shumëpritur me Madonna-n dhe Missy Elliot do të publikohet më 14 gusht.

Por, kjo nuk është surpriza e vetme pasi, ajo do të sjellë edhe remix-in e këngëve të tjera nga albumi “Future Nostalgia”, me të tjerë artistë të njohur.
Në një prej këngëve ajo vjen në duet me The Blessed Madonna, ndërsa kënga do të publikohet më 21 gusht.
Në këngët e tjera, Duan do ta shohim në duet me Gween Stefani dhe Mark Ronson, të cilët do të sjellin remix-in e këngës më të fundit “Physical”.
Po ashtu, ajo publikoi disa foto nga studioja muzikore me Miley Cyrus dhe ka mundësi që të jenë duke na sjellë diçka super të bukur së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *