• |
ide | kryesore

Fansat kërkojnë largimin e videoklipit të Cardi B me protagoniste Kylie Jenner

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B i ka rritur akoma më shumë temperaturat, pasi ka publikuar klipin më të ri, që është një bashkëpunim me Megan Thee Stallion.  Kënga e re titullohet “Wap” dhe përmban skena mjaft seksi dhe +18.

Por paraqitja e befasishme e Kylie Jenner në videoklipin e shumëpritur ishte surpriza më e madhe për fansat e 22-vjeçares.

Kylie tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj leopard, në një korridor të frymëzuar nga ai në filmin “Alice In Wonderland” (Eliza në botën e Çudirave).

Bukuroshja shfaqet e veshur me një body me print leopardi dhe një palë çizme të gjata në të njëjtin dizajn, ndërsa shfaqet për vetëm 30 sekonda në minutën 1:39.

E gjithë skena është e filmuar në slow motion dhe kjo e bën akoma më tërheqëse paraqitjen e Kylie Jenner.

Mirëpo, duket se këto 30 sekonda të Kylie-t nuk janë pritur aspak mirë nga audienca që ka shpërthyer në komente negative, duke e konsideruar pjesëmarrjen e saj në klip si neveri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *