• |
ide | kryesore

Flet burri i Mejte Sherës: Nuk i shkova në varrim Abdullah Budllës, sa taksixhinj njoh unë…

Lajme, Të fundit

Familja e Abdulla Budllës më ka borxh nëse ka prekur nderin e familjes time”, kështu shprehet mes tronditjes dhe hutimit Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin dyshonin se nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.

Në një intervistë nga gjykata e Tiranës, burri tashmë në pension rrëfen se ka punuar në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë Saimir ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, madje sipas tij, zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të jetonte në një fshat tjetër.


Për bashkëshorten e tij, që është dhe “molla e sherrit” në këtë histori, Haki Shera thotë se ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ai mohon të kishte dijeni, që e shoqja, kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, por nëse kjo ka ndodhur kujton sërish ‘borxhin’ dhe për gruan që ta zgjedhë vetë rrugën.

65-vjeçari pranon se e njihte viktimën Abdulla Budlla, madje ishte vetë ai që e punësoi vite më parë, si taksist të besuar të familjes.

Pensionisti qëndroi për orë të tëra në derën e gjykatës së Tiranës, për të mësuar për fatin e dy djemve. Në fund të një seance me dyer të mbyllura, gjykatësja Migena Laksa caktoi ndaj Saimir dhe Arsil Sherës masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me paramendim. I vetmi që reagoi në gjykatë ishte më i madhi nga vëllezërit, Saimiri kur i tha gjykatëses se krimin e kreu për nderin e familjes.

Intervista:

Pse keni mbërritur sot në Gjykatë?
Unë kam ardhur në gjykatë për t’u interesuar për çunat. Saimir Shera dhe Arsil Shera.

Çfarë ka ndohur më këta?
Se si ka ndodhur kjo e kam marrë vesh me vonesë. Momentale ka qenë ajo vrasja ose ka qenë me paramendim se unë nuk i di si baba. Çdo gjë që mund të ketë ndodhur më mirë të pyetet ai që ka bërë vrasjen, çuni Saimir kurse Arsili është kot.

Sa fëmijë keni?
Unë kam 9 fëmijë, 5 çuna, 4 vajza. Jetoj në Zezë, Rinas.

Po bashkëshortja juaj ku jeton?
Në shtëpi.

Vijoni të jeni të martuar, nuk ka pasur divorc?
Jo nuk divorc. Ajo ka detyrat e shtëpisë. Unë kam punët e mia, punoj ndërtim në gjithë rrethin.

Ditët e fundit është folur në media për një marrëdhënie mes bashkëshortes suaj dhe të ndjerit Abdulla Budlla…
Të sqaroj unë ty. Kjo ngjarje që ka ndodhur ka ndodhur dhe e ka pranuar çuni dhe çuni me depresion, se çfarë halli ka pasur, unë nuk e kam kuptuar. Ndoshta marrëveshjet mund t’i ketë bërë me nënën e vet. Unë nuk di gjë.

A keni pasur ju dijeni për një marrëdhënie të bashkëshortes suaj me viktimën?
Unë nuk kam pasur dijeni se nuk më ka thënë kush.

E njihnit viktimën?
E njoh viktimën sepse e kam marrë para disa vitesh si shofer në shtëpi për problemet familjar,e për të shkuar në dasma e varrime. Ka pas dhe goca aksident, e çonte në terapi. Problemet e ngacmimit familjar, nëse është e vërtetë më ka borxh. Më ka borxh se më ka prish 4 familje. Mua, dy çunat dhe familje tjetër. Unë si babë më vjen keq si ka ardhur kjo punë. Po e di vetë çuni. E kam pas një shqetësim tek çuni por nuk jeton me mua. Ka qenë në rregull me punën. ndoshta e ka mbajtur të mbyllur me veten, me mua jo, ndoshta me nënën e tij. nëna e vet do japë deklarim zyrtar jo badihava.

A keni biseduar me bashkëshorten pas ngjarjes?
Jo kam ndenjur i habitur deri tani. Tani e pas do shoh.

Janë hedhur dyshime ndaj jush se keni ushtruar dhunë dhe konsumoni alkool?
Pi alkool unë? Kush është ai që nuk pi alkool. Pi birra, pi alkool, gjithë ditën në ndërtim, me shoqërinë e punës. Po jemi në lidhje pune. Nuk kam ushtruar dhunë. Pse do ushtroj dhunë. Dhuna është kjo, nëse je fajtore ec. Nëse jo…Nëse është fajtore ta zgjedhë vetë rrugën. Nuk mund të them se është bërë ai veprim i shëmtuar, nuk di gjë. Nëse ai e ka bërë turp për. E kam marr në familje. Nëse e ka ngacmuar më ka borxh prapë.

Keni shkuar në varrimin e Abdulla Budllës?
Sa taksixhinj marr unë do shkoj në varrim unë.

Po bashkëshortja juaj ka shkuar?

Punë e vet, nuk i kam thënë unë. Nuk e kam pas mik as shok, taksixhi.

8 Comments

  1. Nuk ta ka fajin taksixhiu se i kruhet asaj qe ke marre per grua, te vrisje ate mut femre. C’pune ke me familjen e taksixhiut o koqe kandari ..

  2. KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE JA BERI NJE VELLA ME SHUME OLSIT DHE EDIT ,GREG KRISTAQ RAMEN DHE JA KU JEMI SOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu