• |
ide | kryesore

Gjendet në Fushë Krujë 14-vjeçarja e humbur në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



14- vjeçarja E.L. që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë. E mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët u gjet në një banesë në Fushë Krujë.

M.L., babai i 14-vjeçares Ergita, ka qenë personi që e ka gjetur të bijën në Fushë Krujë, pasi është lajmëruar përmes një telefonate. Persona të paidentifikuar e kanë parë adoleshentën dhe kanë telefonuar të atin.

Prej tre ditësh, Policia e Shtetit, po e kërkonte dhe nuk kishte rënë në gjurmët e saj. Ajo po kthehet nga duart e të atit në shtëpinë e saj. E.L. është shpallur e humbur nga familja e saj, të cilët denoncuan se 3 ditë më parë, rreth orës 23:30 të natës kanë humbur kontaktet me të.

Nga kamerat e sigurisë ajo ishte parë në një hotel në Lushnje, gjë që e deklaroi edhe babai i të miturës përpara kamerave sot. Shkaqet e largimit nga banesa dhe arsyet që e kanë çuar në Fushë Krujë, mund t’i shpjegojë vetëm vetë vajza.



2 Comments

  1. ”’ Ajo po kthehet nga duart e të atit në shtëpinë e saj. ”’
    Te shohim si do jete e verteta se ne 2 portale te tjera shkruhet qe ate po e kthen ne shtepi policia.
    Ne fakt lajmi eshte i njejte fjale per fjale ne te tre portalet. Por tek lapsi ky detaj eshte ndryshe.
    Tani te shohim pak gallate se kush thote te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *