• |
ide | kryesore

I tradhtuar për një dasëm/ Pse e lëshoi qeveria Artur Meçollarin, ushtarakun e sulmuar nga opozita

-Instant, Kryesore, Lajme



Shkarkimi i menjëhershëm i Artur Meçollarit si zv.komandant i Forcës Detare për ceremoninë e një dasme, në të cilën dhëndëri ishte fiksuar ta përfshinte një anije ushtarake, lë shijen e një preteksti banal që mezi pritej.

Dyshimet shtohen nëse reagimi i rreptë i Olta Xhaçkës, për ta hequr qafe ushtarakun e shumëpërfolur vihet në kontekstin e betejës politike që u bë dy vite më parë kur Meçollari, u mbrojt fort përballë sulmeve të opozitës.

Artur Meçollari ishte strumbullari i një debati të fortë politik, pasi u propozua nga Ministri i Jashtëm asokohe Ditmir Bushati, si pjesë e grupit negociator për kufinjtë me Greqinë. Emri i tij u sulmua nga Partia Demokratike dhe u kalua me mëdyshje nga Ilir Meta.

Drejt Artur Meçollarit u hodhën akuza të forta si spiun i agjenturave të huaja, i papërshtatshëm për të përfaqësuar interesat kombëtare në një tryezë ku diskutohen kufijtë detarë me Greqinë. Pasionant në akuza ishte Sali Berisha, që për Meçollarin deklaronte:

 “Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye në grup negocimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHISH, të ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të prokurorisë së përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Mecollari, diçka e kësaj natyre siç ka të drejtë çdo shtetas që akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar”
                                                                                        Sali Berisha, shkurt 2018

Olta Xhaçka e mbrojti personalisht ushtarakun e preferuar të qeverisë, në kulmin e akuzave të Berishës.

“Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeminister. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic” 

                                                                                               Olta Xhaçka shkurt 2018

Xhaçka foli për një konflikt të ushtarakut me qeverinë e PD-së në vitin 2012. Artur Meçollari ishte komandant në detyrë i Forcave Detare, kur refuzoi të nxjerrë nga “Plani i Përhapjes së Ushtrisë” bazën ushtarake detare të Bisht Pallës. Me nxjerrjen nga “Plani i Përhapjes së Ushtrisë” pronat në këtë zonë, mund të privatizoheshin dhe baza ushtarake mund të zhbëhej.

Për të njëjtën çështje ishte shkarkuar para tij admirali Kudret Çela.

“Isha zëvendës i admiral Kudret Çelës dhe e kam zëvendësuar nja 20 ditë. Nuk lëkundesha nga pozicioni i admiral Çelës” ka thënë Artur Meçollari në atë kohë.

Më i qartë kishte qenë në shpjegimin e situatës admiral Kudret Çela. I pyetur se pse u shkarkua ai dhe Artur Meçollari, Kudret Çela përgjigjej shkurt: “Sepse kundërshtuam që të mbyllej Bisht-Palla”.

Baza Detare e Bisht-Pallës kishte nisur të rindërtohej, duke u bërë e përshtatshme për ankorimin e anijeve luftarake. Sipas komandantëve, sugjerimet e ekspertëve të NATO-s ishin që baza të ruhej.

Përplasja tjetër me Berishën ishte një letër që ushtaraku i kishte shkruar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të cilit i kërkonte llogari se përse e kishte mbyllur hetimin e marrëveshjes së parë të kufinjve me Greqinë, të negociuar nga Sali Berisha dhe më pas të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Mosinformimi i opinionit publik në kohë për mbylljen e hetimeve, nuk lë shije të mirë për shoqërinë tonë dhe kjo për më tepër kur çështja e projekt-marrëveshjes detare me Greqinë ka pasur dhe ka ende një sensibilitet të lartë publik, si dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese nr. 15, datë 15 mars 2010, që e shpall atë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” shkruante Meçollari duke i drejtuar Prokurorit 26 pyetje ku kërkohej informacion mbi hetimet.

Se përse socialistët e lëshuan kaq shpejt dhe kaq lehtë ushtarakun e tyre të preferuar mbetet një mister.

“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndoshta përgjigjia e shkarkimit të tij mund të gjendet në zëvëndësimin e shpejtë që u bë, ende pa u tharë boja në letrën e shkarkimit.

Sepse menjëherë sapo është larguar Meçollari, detyrën e tij e ka marre gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh u emërua Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura, pas një dekretimi të shpejtë në presidencë nga Ilir Meta.© Lapsi.al



12 Comments

  1. Nxirreni zvarrë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, ky njeri pa dinjitet mori “lidershipin” e PD si dhuratë në “pajë” nga Berisha

  2. NJE USHTARAK QE E PERDOR ANIJEN LUFTARAKE PER DASMA .
    KETYRE JU JANE ERRESUAR SYTE PER EURO DHE DUAN TI BEJNE ME TE GJITHA MENYRAT SI GJITHE TE TJERET . KETA PUSHTETIN E MASIN ME EURO .

  3. Nje ushtarak e ka ne edukaten e tij ushtarake qe nuk mundet dhe eshte e denueshme te perdoresh bazat ushtarake per qellime civile. Ne qofte se e ka bere kete gje denohet. Besoj se kjo shthurje e mentalitetit ushtarak i ka rrenjet te ngjarja e viti 1997 ku ushtaraket lejuan popullsine civile te shkataronin e te vidhnin arme e materiale te tjera nga bazat ushtarake. Fakeqesisht as nje ushtarak e asaj kohe nuk u penalizua nga ligji. Per te tjerat ka qene spijun apo jo nuk e gjykoj dot i takon organeve kopetente te japin verdiktin e tyre.

  4. Përsëri nuk është se u prek nga kritikat. Ndoshta ky është një stil i ri i një udhëheqësi të pakompleksuar nga pasuria. Qyshkurse ka ardhur nga emigrimi më 2005, ai bëri disa gjeste të cuditëshme. Deklaroi për shembull një unazë që shkonte miliona lek, toka dhe pasuri të fituara nga familja gruas, etj.

    Dhe nuk u mërzit kurrë nga kritikat.

    Ndryshe nga Sali Berisha që deri më 2004 rrinte tek një apartament në Brakë për të treguar që ishte i varfër dhe pes apartamentet e reja i blente në emër të vajzës e djalit, për tu rehatuar aty më 2005, Luli nuk i ka këto komplekse. Ai ka arritur të blej 4 vila për gjashtë muaj, në vitin e fundit para zgjedhjeve ku betohet se do të luftoj korrupsionin dhe oligarkët, të cilëve u ka blerë vilat. Ngjan pak sikur do tu vërë gjobë ti kthejnë lekët, por prap i guximshëm është. Pak a shumë si Ilir Meta se dhe ai nuk e ka kompleks të qënit të pasur.

    1. ike plaku mere…tani do besh propagande duke lozur domino..nuk ka me shanse qe te fitojne prape keta ndytesirat nostalgjik te merhumit, hajdute dhe injorante!

  5. Kjo tregon lojen e Metes me Ramen te dy po shkaterrojne Shqiperine . Meta nuk eshte i besushem sepse tradhetoje 2 marsin , nuk po shperndan parlamentin ilegjitim edhe kur ndryshojne kushtetuten sipas deshires se Rames , perfundimi i mareveshjes se Metes me Ramen eshte Rama presidente e meta kryeminister . LSI do hyje ne koalicion me PD poe mbas zgjedhjeve do e tradhetoje PD e do formojne qeverin me PS . .Koalicioni PS LSI behet mbas zgjedhjeve sepse po u be para zgjedhjeve LSI nuk merr me shume se kater deputet , prandaje shqipetare MOS votoni LSI se do mbaje Ramen prap ne pushtet . Te gjitha reagimet e Metes Jan ne bashkepunim me Ramen

  6. Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku, ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit shqiptarë në NATO.Tani i shkarkua spiuni salih karaxhic berisha shporruni o shpellkare cecene nga shqiperia

    1. Ky qenka komplet idiot! Tipiku i ature qe jane servil te nje krahu, Saliut apo Edit.
      NOS= NATO Office of Security, injorant.

  7. Ky i ores 18,21 e ka kuptuar sakt , kur ben spiunlliqe Mimi dhe Xhacka duke prishur radaret me kalu droga duhet shkarku spiuni edi rama dhe me u shporr ky ceceni ripjelljes me shoke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *