• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Juventus vendos, shkarkohet Sarri: fatal eleminimi nga Champions

-Instant, F1, Sport



Maurizio Sarri është shkarkuar. Tashme eshte zyrtare, Andrea Agnelli ka marrë vendimin përfundimtar edhe më shpejt se pritej. Shumë të forta sinjalet e muajve të fundit me një skuadër larg projekteve të trajnerit të saj e rezultatet gati asnjëherë në linjë me pritshmëritë , pavarësisht tiutullit, të fituar dy javë para kohe. Përfundon kështu eksperienca e cuditshme e Sarri në një botë që nuk ishte kurrë plotësisht e tij, pas muajsh tensioni, kritikash, raportesh të komplikuar me njerëzit e rëndësishëm të dhomave të zhveshjes.

Cështjet tani i përkasin vetëm të ardhmes. Simone Inzaghi është emri i parë në listë dhe zgjedhja më e mundshme. Duhet gjetur akordi me Lotiton e Lazion për të liruar teknikun e ti lejojë të prishë kontratën. Ndërsa ëndërra mbetet Zinedine Zidane, i lidhur me Real Madrid, por pas eleminimit në Champions gjërat mund të ndryshojnë. Kujdes edhe mbi Pochettino, që kërkon një kontratë prej 10-12 milionë në sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *