• |
ide | kryesore

Klea Huta flet për pasiguritë gjatë shtatëzanisë dhe projektin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider

Në fillim të muajit qershor, moderatorja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Krid. Megjithëse janë kursyer me portretin e të voglit, Klea ka ndarë herë pas here momente super të ëmbla me bebushin, i cili rritet dita ditës.
Ditën e sotme Klea ka postuar një foto që e ka shoqëruar me një shkrim shumë të bukur në Instagram.
Ajo ka ndarë me ndjekësitë e saj eksperiencën para dhe pas lindjes, duke treguar se një nga pasiguritë më të mëdha që ka patur kur ishte shtatzënë ka qenë se si do ndryshonte jeta e saj, dhe a do kujdesej më për veten dhe për profesionin e saj.
Mirëpo, Klea tregon se tani që është bërë nënë është edhe më e motivuar se më parë dhe ka shumë energji pozitive që e shtyjnë të nxjerrë më të mirën e saj.
Nje nga pasigurite me te medha qe kam patur kur isha shtatzane ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nese do kisha kohe te kujdesesha per veten ose te mendoja per projekte te reja. Cuditerisht pasi kam lindur jam motivuar me shume, per tu kujdesur per veten, per te menduar se cfare qellimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur me shume energji pozitive per te nxjerr me te miren e vetes time! Si ka qene eksperienca juaj pas lindjes?

Këtë e tregojnë edhe lajmet që vijnë prej saj, pasi vetëm disa javë pasi u bë nënë për herë të parë, duket se Klea Huta po rikthehet më fuqishëm se asnjëherë më parë.
Ajo po ndjek pasionin e saj, muzikën, të cilit mesa shohim i është përkushtuar këto ditë dhe po gatuan gjëra interesante!
Në një postim në InstaStory, disa ditë më parë Klea ka ndarë një fragment nga kënga e saj e re, duke na bërë të gjithëve kuriozë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu