• |
ide | kryesore

Krimi mbjell terror/ Sandër Lleshaj mburret me grafikët e shifrave

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



U bënë disa javë tashmë që historitë kriminale po udhëheqin ndër ngjarjet e ditës. Nga të gjitha këndvështrimet, panorama është ajo e një vendi ku thuajse çdo ditë ndodh një krim i rëndë, ku ende pa u shuar jehona e një shpërthimi, ndodh një atentat dhe ende pa u zbardhur atentati ndodh një vrasje dhe ende pa u zbuluar vrasja, ndodh një tjetër, akoma më makabër se ajo para saj.

Krijohet një mori ngjarjesh kriminale, që ndjekin njëra-tjetrën duke na bindur dita ditës se jeta ka vlerë gjithnjë e më pak në Shqipëri dhe se ata që paguhen për të garantuar sigurinë, me siguri janë duke u marrë me punë të tjera, ose nuk duan ta kuptojnë çfarë ndodh në rrugët e Shqipërisë.

Kështu u duk Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pak ditë më parë kur publikoi një grafik për të treguar se numri i vrasjeve krahasuar me një vit më parë paska rënë, sepse këtë vit janë vetëm 28 vrasje me dashje, kurse një vit më parë, ishin 31 të tilla në 7 muajt e parë të vitit.

Lleshaj bën sikur harron muajt e karantinës, kur në rrugët e Shqipërisë nuk kishte jetë. Lëvizja u paralizua për më shumë se dy muaj dhe njësoj si të gjithë shqiptarët, edhe kriminelët u mbyllën në shtëpi.
Kësisoj, rezulton se 28 të vrarët e këtij viti llogariten vetëm për 5 muaj, krahasuar me 31 të vrarë gjatë vitit 2019. Duke llogaritur pra karantinën, situata e Lleshajt nuk del aq mirë dhe tek shifrat nuk ka asgjë për t’u mburrur.
Por ngjarjet kriminale nuk krahasohen nga sasia e tyre, por nga tërësia e elementëve që çojnë në një krim dhe aftësia e policisë për të reaguar apo parandaluar. Thënë këtë, mund të lexoni më poshtë të përmbledhura disa nga ngjarjet kryesore të javëve të fundit dhe vlerësoni vetë nëse ka vend për mburrjet e Sandër Lleshajt apo jo.
© Lapsi.al
8 Gusht
Banorët e Hotel Voloreka në Tushemisht zgjohen në orët e para të mëngjesit nga breshëritë e Kallashnikovit. Dy persona të maskuar terrorizojnë klientët. Pronari i hotelit thotë se e njëjta gje ndodhi edhe një javë më parë, policia i njihte autorët por nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar ngjarjen.
6 Gusht
Përdoruesi i lëndëve narkotike, njëkohësisht i sëmurë mendor, Olsi Çekiçi nga fshati Buçimas i pret kokën nënës së tij Firdesit. Gruaja e kishte denoncuar disa herë në polici, por ishte përballur me indiferencën e policëve.
3 Gusht
Ekzekutohet me breshëri armësh 71 vjeçari Abdullah Budlla. Taksisti ishte në një lidhje të fshehtë me një grua tjetër dhe djemtë e saj e kishin paralajmëruar për vrasjen.
29 korrik
Në Elbasan ndodhin dy vrasje të tjera. Ergis Runaj theret me 27 goditje thike, më pas trupi i tij hidhet në rrugë pranë varrezave. Brenda të njëjtës natë, dhëndëri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari vret me mjete të forta mikun e tij Florion Lamçja, pas një sherri nën efektin e alkolit.
20 Korrik
Qëllohet për vdekje Emiljano Ramazani në Elbasan. Ai u vra me disa plumba pistolete ndërsa shkonte në shtëpinë e tij. Policia ka arrestuar vrasësit me pagesë, por ende nuk ka dijeni për porositësit.
11 Qershor
Ekzekutohet në Tiranë Hekuran Billa. Atentati ndodhi në një nga zonat më të populluara  në kryeqytet dhe kishte si motiv hakmarrjen. Billa ishte liruar nga burgu megjithëse mbi të rëndonte një dënim i përjetshëm në Angli.
4 qershor
Vriten dy vëllezër në Krujë, Gramoz dhe Xhontil Bardhi. Dy jetë të tjera të ndërprera për hasmëri.
31 Maj
Vriten në një atentat në Laç Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Atentatorët ishin të armatosur rëndë dhe të veshur me uniforma policie. Para se të ndërronin jetë, viktimat përgjigjen me plumba pistolete. Filmimet e kamerave të hotelit treguan dinamikën e ngjarjes, tipike për filmat aksion.
24 Maj
Karantina sapo kishte mbaruar. Një 25 vjeçar në Vlorë i quajtur Kristian Breshanaj është qëlluar për vdekje pranë Ujit të Ftohtë.
29 Prill
Vritet një 60 vjeçar me sende të forta në Vlorë. M.B ishte në konflikt me fqinjin e tij dhe ndërsa kanë nisur të zihen në rrugë janë goditur me sende të forta, deri kur 60 vjeçari ka mbetur i vdekur.
27 Prill
Kol Marrani dhe Preng Simoni ekzekutohen në fshatin Lalm i Vjetër. 60-vjeçarët, miq me njëri-tjetrin, udhëtuan drejt fshatit të tyre për t’u kujdesur për banesat, por u vranë me breshëri automatiku.
27 Prill
Gjenden të vrarë në makinën e tyre dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, përkatësisht 27 dhe 35 vjeç. Dy vëllezërit mësohet se ishin pronarë të një biznesi të tregtimit të automjeteve.



14 Comments

  1. Pse i bini me qafe shokut malokut Llesh?
    nuk e shihni se ka koh qe ka hik per Lesh?
    e moren trapin dhe kur minister e derguan,
    mbiemrin nga Lleshi ne Lleshaj i nderruan,
    e Llesh apo Lleshaj maloku me plot 7 lekure,
    dihet mire se vetem qytetar nuk behet kurr.

    1. O mik ketij lleshit eshte per ti dhjere ne surrat per cfare mut ministri eshte. Por ske pse i fut “malokun” per te ofenduar gati gjysmen e shqiprise. Gjithe ministrat e Rilindjes jane hajdute po psh nuk shan njeri gjirokastritet pse Arben Ahmetaj eshte hajdut.

      1. Bravo . Sa doja ti shkruaja . Secili mban pergjegjesi per koken qe ka mbi shpatulla . Mos pergjithsoni dhe mos futni frymen e ndasise . Mund te kemi bindje te ndyshme politike por ne fund te fundit jemi vellezer te nje gjaku e nje gjuhe.

  2. Nxirreni zvarrë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, ky njeri pa dinjitet mori “lidershipin” e PD si dhuratë në “pajë” nga Berisha

  3. “Faji” i Lleshit nuk eshte se asociohet apo i bie rima me fjalet lesh, apo pse eshte nga Miredita

    (qe eshte krenaria dhe kerthiza e identitetit shqiptar) por sepse detyren e larte dhe delikate

    e kla marre (sic ka deklaruar vete ne emisionin “opinion” ) jo si obligim i perkushtimit ndaj detyres,

    jo si thirrje e ndergjegjes per te sherbyerm popullit dhe atedheut qe e kane MBAJTUR, USHQYER

    VESHMBATHUR E ARSIMUAR qe kur ishte 14 vjec e deri me sot, por si obligim ndaj KM-se, per

    hater dhe ne sherbim te KM-se, duke e vene institucionin qe ai drejton jo ne sherbim te popullit, te

    sigurimit te rendit , qetesise e sigurise publike por ne sherbim te ruajtjes e forcimit te pushtetit

    antipopullor e antidemokratik te KM-se e rilindjes zullumqare.

  4. Përsëri nuk është se u prek nga kritikat. Ndoshta ky është një stil i ri i një udhëheqësi të pakompleksuar nga pasuria. Qyshkurse ka ardhur nga emigrimi më 2005, ai bëri disa gjeste të cuditëshme. Deklaroi për shembull një unazë që shkonte miliona lek, toka dhe pasuri të fituara nga familja gruas, etj.

    Dhe nuk u mërzit kurrë nga kritikat.

    Ndryshe nga Sali Berisha që deri më 2004 rrinte tek një apartament në Brakë për të treguar që ishte i varfër dhe pes apartamentet e reja i blente në emër të vajzës e djalit, për tu rehatuar aty më 2005, Luli nuk i ka këto komplekse. Ai ka arritur të blej 4 vila për gjashtë muaj, në vitin e fundit para zgjedhjeve ku betohet se do të luftoj korrupsionin dhe oligarkët, të cilëve u ka blerë vilat. Ngjan pak sikur do tu vërë gjobë ti kthejnë lekët, por prap i guximshëm është. Pak a shumë si Ilir Meta se dhe ai nuk e ka kompleks të qënit të pasur.

    1. Ore trap !
      Po shkrimi këtu nuk bën fjalë se sa shtëpi ka Luli apo Saliu, po sa shqiptarë po vriten thuajse çdo ditë e ky gjeneral Leshi flet për suksese.
      Po qe për punë shtëpish apo vilash, po të përmend edhe unë sarajet e Surelit të EDramës që janë baraz me 6 vila e po qe me të thëna, kam dëgjuar se ky ka vila edhe në Spanjë e që para 10 vitesh pa u bërë kryeministër, në bankat ofshore kishte 200 milion euro

  5. Gjithe qeverite e vendeve demokratike e jo vetem, ministrin e brendeshem e kane fig. Nr-2 te partise ne pushtet! Personin me te rendesishem politik pas liderit kryeminister.
    Vetem ne ‘Shqiperine qe duam’ Minister i Brendeshem, por dhe i Jashtem, i Ekonomise, Mbrojtjes, Drejtesise, Shendetesise, etj mund te behet kushdo!
    Shembull jane ky Llesh a Leshaj si dreqin e ka, por me shume akoma ai birboja krrici vocerr Gent Caka a KAKA qe eshte turp ta prezantosh dhe si sekretar ambasade gjetiu.

  6. Kur do i gjeni nje berber te hajrit qe tja presi njehere floket si duhet se fytyres prej katunari skeni cfare ti beni

  7. Lleshi vesh preshi, leshi i Lleshit prej Kurbneshit, Po q tu desh o Llesh leshi qe u perzjeve me Ripjerdhsat, keta dhe gjakun e kan tip hajduti, mashtruesi, i pa ngopuri, degjenerate,shites i trojeve Shqipetare, rraca e femrava u qihet ne grup se ndryshe nuk ngihen, qihen ne bythe sepse e kane ne program te partise se majto LGBT, e ti biem shkurt muhabetit jane rrace muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *