• |
ide | kryesore

Meçollari kundërshton Olta Xhaçkën: Anijen ushtarake e lëvizën nga Ministria për ceremoninë e dasmës

Lajme, Të fundit

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv. komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari, që është shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Por në një prononcim për Report Tv Meçollari shfajësohet duke thënë se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.


“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo timen. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare“, tha Meçollari për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se lirimi nga detyra u zv. komandantit u bë për shkak se Meçollari ka thyer rregullat e sigurisë dhe nuk ka respektuar rregulloren dhe protokollin e raportimit të koordinimit me strukturat përkatëse ushtarake në rastet e përdorimit dhe vënies në lëvizje të të mjeteve të Forcës Detare.

Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.

6 Comments

  1. Keta qe e kane perdor infrastrukturen ushtarake per trafik droge, u preken ne dinjitetin e shtetarit per nje dasem ne anije. Hej prite Zot

  2. Parsa disa vitesh ky eshte perfolur per disa gjera 1000 here me te renda dhe eshte mbrojtur nga

    Rilindja ndersa tani qe po pregatitej anija ushtarake per nje dasme qenka bere qameti.

    – Nje dasme ne anijen ushtarake- ky do ishte perdorimi me human i saje. edhe ne referendum po

    ta nzirrnin jam i bindur se 99 perqind e shqiptareve do ta aprovonin dasmen ne anijen ushtarake.

  3. Pyeteni njehere ministrine e mbrojtjes?. Kush i miraton prej 3-vjetesh aktivitetet ne FA, shefi i Shtabit te Pergjithshem, apo ajo civilja?

  4. O koqe kanari. Edhe ne kohen e Xhaxhit anijet i levizte vetem komandanti i Flores. Nuk i leviz ministrja civile dhe shrfi doktor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu