• |
ide | kryesore

Mozzik ndalohet të shpërndajë albumin në CD, shkak pandemia

-Instant, Paparazzi, Slider
Mozzik



siç ishte paralajmëruar sot Mozzik nisi turin e tij, duke shkuar vetë në çdo qytet e duke shpërndarë CD te fansat e tij, që janë të shumtë në numër.

Edhe një herë Mozzik vërtetoi se është ndër artistët më të pëlqyer shqiptarë, duke “ngritur në këmbë” të gjitha qytetet ku shkoi për të shpërndarë albumet.

Kjo duket se ka alarmuar disa media në Kosovë, që kanë shkruar se reperi po grumbullon njerëz të shumtë në shesh kundër rregullave të pandemisë.

Mozzik nga ana tjetër ka bërë thirrje non stop që të ishin të gjithë me maska dhe të ruanin distancimin fizik, duke bërë të mundur shpërndarjen e albumeve sa më qetë të ishte e mundur.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave qeveria e Kosovës ka vendosur të anulojë këtë organizim duke arsyetuar se po rreikohet jeta e qytetarëve.

Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë me dije lajmin në Instastory, duke fajësuar mediat teksa shprehet se do gjejë një mënyrë tjetër që të shpërndajë CD.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *