• |
ide | kryesore

Terrorrizohen pushuesit në Pogradec, Breshëri plumbash mbi hotel Voloreka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Mëngjesi i sotëm është hapur sërish me breshëri automatiku ende pa lindur djelli në drejtim të hotelit “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Ky është rasti i dytë brenda shtatë ditëve që sulmohet ky biznes i Jetmir Muçollarit, i cilli ka deklaruar se nuk di të jetë në konflikt me njeri.

Më 1 gusht disa persona kanë qëlluar me 3 plumba në drejtim të këtiij biznesi, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë qenë 2 persona që kanë qëlluar mbi 100 herë me armë zjarri në drejtim të biznesit, ku 8 makina luksoze kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë thyer disa xhama të hotelit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të dhomës së hotelit, ku ndodhej djali i Jetmir Muçollarit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.


Pas ngjarjes, autorët janë larguar në këmbë dhe dyshohet se të shtënat kanë qenë një paralajmërim për pronarin, Jetmir Muçollarin (foto).


Pronari i hotelit Jetmir Muçllari ka treguar për mediat se: “Kanë qenë dy persona në këmbë,të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë, duke shkrehur disa karikatore në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatoret kanë qelluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave në të cilat kishte pushues. Dyshoj se objektiv i atentatit te sotem dhe atij qe ndodhi para nje jave ka qenë djali im. Edhe para nje viti kanë djegur makinen e djalit, per shkak të një konflikti verbal me dy persona, njeri prej të cilëve u denua nga Gjykata e Pogradecit për zjarrvënie të qëllimshme. I kam denoncuar me emra autoret por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë pasi ketu ju kërcenohet jeta”.

9 Comments

  1. KU MBETI SURRATI I SANDER LESHIT,APO JANE DUKE E DHUNUAR ALFRED LELEN SE E MBROJTI NJE FEMER DHE DEPUTETE DUKE E MBRROJTUR TEATRIN KOMBETAR!

  2. Shko kerkoji ndihme Metes tani si kumbar i hotelit tend , se ai ti zgjidh problemet ( ashtu sic ti zgjidhi me avokatet e tij qe kishte ne xhep , kur vodhe token e vendalinjve) .

  3. Ore mos ka bere ndonje pisllik ky , se per nje zenke verbale e te birit, sipas tij, zor se ndodh dicka e tille. Ndonje vendali te na tregoje

  4. Ai mund te jete bere shume zullume por nuk justifikohet terrori mbi pushuesit. Nese ska shtet e drejresi te pakten mos perfshij te pafajshem. Ndryshe nga kriminel kthehesh ne terrorist ne nje rast te tille.

  5. Do bejme shtet thoshte Rama ne 2013

    Dhe beri nje mut te madh 8 vjecar!

    Interesant qendrimi i votuesve te rames.
    Pra socialistet qe e votojne thone qe jane bere me.te.pasur dhe jetojne me.te.sigurt…….. valle??
    Edhe pse kane me pak te drejtesi me pak punesim me pak arsim me pak shendetesi dhe me pak para n3e xhepat e tyre. Dhe hendeku social eshte bere i frikshem. ka nje varferi te tejmadhe dhe mbijetesa ne kufijte e te pamundur.
    Pafuqia e njerezve per te jetuar me dinjitet eshte mbizoteruese
    pafuqia per ti bere balle abuzimit te shtetit , krimit e bandave eshte alarmante.
    Rams i ka lene njerezit ne pike te hallit pa mbrojtje pa perkrahje ne meshire te fatit
    Rama e ka tretur shtetin dhe e perdor vetem per vete
    Jemi pa shtet.
    Kallash ne pogradec
    Vrssje ne elbasan
    Shperthim ne.vlore
    Te shtema ne velipoje
    Etj etj

    Do bejme shtet thoshte rama ne.2013 dhe ne 8 vjet beri korrupsion droge dhe krim . U pasurua rama ndersa socialistet degjojne me endje batutat e tij me 2.mije lek ne.xhep dhe me.kalamajt rrugeve te europes ose te papune ketu

    Do bejme.shtet!!!

    1. Pyetja 1 milion dollare . Do vazhdojme keshtu? Hyp njoni e zdryp tjetri? A nuk duhet me ja qi ropt keti palloshit te parit , rilindasve dhe pastaj te gjithe kastes karakurve te politikes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu