• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona e Bayern shëtisin drejt cerekfinaleve: ne Lisbone kunder njeri-tjetrit

-Instant, F1, Sport, Video



Barcelona dhe Bayern Mynih shkojnë drejt njëri tjetrin në final 8 të Champions League, me fitoret e thjeshta në kthimin e 1/8 kundër respektivisht Napolit e Chelsea. Italianët shpresuan për fare pak kohë, ndërsa Armando Broja në pankinën e londinezëve pa rrëzimin e pritshëm të skuadrës së Lampard në Allianz Arena.

BARCELONA 3-1 NAPOLI
Napolit i duhej një fitore në Barcelonë për të shkuar në cerekfinale, por kundër katalanasve ishte e pamundur, kështu që për Gattuso rezultoi fat I njëjtë me Juventus larg Lisbonës për final 8 të Champions League. Barcelona vuajti në minutat e para, ku skuadra e Gattuso mund ta ndëshkonte, por pastaj Lenglet qartësoi situatën me golin e avantazhit në minutën e 10, në një goditje të saktë me kokë. Napoli e ndjeu goditjen, për më tepër që në kampin tjetër kualiteti është i jashtëzakonshëm. Messi është dëshmia e diferencës mes dy skuadrave, me golin spektakolar të shënuar mes 5 fanellave të kaltra që e rrethonin, madje edhe duke qenë i rrëzuar. Barcelona nuk u ndal në kërkim të sigurisë dhe në minutën 46 shënoi edhe golin e tretë. Messi i rrëmbeu topin Koulibaly që e godeti me shkelm duke shkaktuar penallti. Duhet VAR që të ndihmojë Cakir të akordojë penalltinë, ndërsa nga pika e bardhë Suarez shënoi qetësisht golin e tretë, edhe pse ndeshja rihapet disi në minutën e 5 shtesë. Kjo sepse Napoli u mundua të reagojë dhe e bën me një tjetër penallti që i dha mundësinë Insigne të shënojë 3-1, duke I dhënë pak shpresë Napolit për pjesën e dytë të ndeshjes, që u venit sidomos kur Milik iu anullua për pozicion jashtë loje të golit të 3-2 të mundshëm. Kështu në cerekfinale shkon Barca, që përballë do të gjejë Bayern Mynih.

BAYERN MYNIH 4-1 CHELSEA

Bayern e kishte zgjidhur që në ndeshjen e parë me fitoren 3-0 në Stamford Bridge, por nuk kërkoi ti linte në dorë asgjë rastësisë dhe e përsërit dominimin në Allianz me 4-1 e fiksuar përballë Chelsea. Lampard kishte grumbulluar edhe shqiptarin Armando Broja, porn ë fushë bëri vetëm një zëvendësim, edhe pse skuadra e tij pësoi pokerin e gjermanëve. Në gol pas 10 minutash me penalltinë e Lewandowskit, për skuadrën e Flick u bë shumë e thjeshtë, sidomos pasi Perisic dyfishoi rezultatin në minutën e 24. Chelsea tentoi të bënte figurë të mirë sepse për kualifikim nuk bëhej më fjalë dhe Abraham ngushtoi diferencën në fundin e pjesës së parë. Gjermanët megjithatë nuk hoqën dorë nga presingu dhe goditën në minutën e 76 me Tolisso, ndërsa pokerin e kompletoi Lewandowski 6 minuta nga fundi.







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *