• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përgatitjet për dasëm në anijen ushtarake, dhëndëri i biri i ish-ushtarakut

-Instant, Lajme, Të fundit



Këto janë pamjet e ceremonisë së dasmës që po përgatitej në njërën prej anijeve ushtarake. Janë këto pamje që i kanë kushtuar postin zëvendës komandanti të Forcës Detare, Artur Muçollarit.

Ky i fundit u shkarkua një vit pasi mori këtë post për shkak se ka lejuar fillimin e përgatitjes së ceremonisë martesore të një civili në njërën prej anijeve ushtarake nën komandën e tij.

Mësohet se dhëndri nuk ishte vetë ushtarak, por dëshironte të organizonte ceremoninë e dasmës në anijen ushtarake pasi ishte djali i një ish-ushtaraku.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes një veprim i tillë nuk është konform rregullave të sigurisë dhe kjo ka sjellë edhe vendimin për shkarkimin e tij.

“Shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e Shefit të Shtabit të FA-së.



5 Comments

  1. Argumenti i ridhjeresve eshte qe “tani shteti te pushon nga puna”,…..
    Eh c’njerez te drejte! Aq te drejte sa edhe Sokratit do t’i dukeshin engjej!

  2. Përsëri nuk është se u prek nga kritikat. Ndoshta ky është një stil i ri i një udhëheqësi të pakompleksuar nga pasuria. Qyshkurse ka ardhur nga emigrimi më 2005, ai bëri disa gjeste të cuditëshme. Deklaroi për shembull një unazë që shkonte miliona lek, toka dhe pasuri të fituara nga familja gruas, etj.

    Dhe nuk u mërzit kurrë nga kritikat.

    Ndryshe nga Sali Berisha që deri më 2004 rrinte tek një apartament në Brakë për të treguar që ishte i varfër dhe pes apartamentet e reja i blente në emër të vajzës e djalit, për tu rehatuar aty më 2005, Luli nuk i ka këto komplekse. Ai ka arritur të blej 4 vila për gjashtë muaj, në vitin e fundit para zgjedhjeve ku betohet se do të luftoj korrupsionin dhe oligarkët, të cilëve u ka blerë vilat. Ngjan pak sikur do tu vërë gjobë ti kthejnë lekët, por prap i guximshëm është. Pak a shumë si Ilir Meta se dhe ai nuk e ka kompleks të qënit të pasur.

  3. O te qifsha -robt-o Mavi shkruaj dicka tjeter o moter dhe grua qire ,jo te njejtin -Avaz-ne c’do faqe.

  4. Ethem Lalaj ose i paemer 1014 qimen e nderron po zakonin se harron. Ate pune ka gjithe diten copy paste nga gazeta Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *