• |
ide | kryesore

Video/ Super Messi nxjerr KO Napolin: 2-0 për Barcelonën

-Instant, Sport, Video



Napolit I duhej një fitore në Barcelonë për të shkuar në cerekfinale, por duket se do të ndjekë fatin e Juventus larg Champions League pas dy golave të pësuara në 25 minuta. Barcelona vuajti në minutat e para, ku skuadra e Gattuso mund ta ndëshkonte, por pastaj Lenglet qartësoi situatën me golin e avantazhit në minutën e 10, në një goditje të saktë me kokë.

Napoli e ndjeu goditjen, për më tepër që në kampin tjetër ka shumë kualitet. Messi është dëshmia e diferencës mes dy skuadrave, me golin spektakolar të shënuar mes 5 fanellave të kaltra që e rrethonin, madje edhe duke qenë I rrëzuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *