• |
ide | kryesore

Vrasje me pagesë në Elbasan/ Kapen dy ekzekutorët Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar këtë të shtunë nga Policia, si autorë të dyshuar të vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, ngjarje të ndodhura pak ditë më parë në Elbasan.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Eugen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan”, tha Policia.

“Nga hetimet intensive ka rezultar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit.

Nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e 40-vjecarit Ramazani.

“Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre”.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se viktima Regis Runaj, mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afrësi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.

Në afërsi të varrezave, shtetasi Eugen Halili e ka goditur shtetasin Regis Runaj, një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, tha Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *