• |
ide | kryesore

Xhandarët serbë shkelin në Kosovë, shtohet presioni mbi qeverinë Hoti (VIDEO)

-Instant, Kryesore, Lajme



https://www.facebook.com/KamenicaPress/videos/2549340785170511

Në videon më lart janë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe me veshje të kamufluara e të armatosur që pasditen e djeshme u panë pranë restorantit “Oxygen”, në fshatin Karaçevë.

KosovaPress raporton se kanë qenë tri grupe të xhandarëve serbë të cilët dje kanë patrulluar në territorin e Kosovës duke shkaktuar shqetësim dhe terrorizim të qytetarët e zonës kufitare të Kamenicës. Banorë të këtij fshati u bëjnë thirrje institucioneve që të ndërmarrin diçka, në të kundërtën thonë se janë të detyruar t’i dalin në mbrojtje tokave të tyre.

Pronari i restorantit “Oxygen”, Madhrim Krasniqi tregon se si dje pasdite 11 xhandarë serbë me veshje të kamufluar kanë kaluar pranë tyre, duke shqetësuar qytetarët e kësaj ane.

“Ka qenë një grup i paramilitarëve ose xhandarmërisë serbe kanë kaluar pranë restorantit ‘Oxygen’. Ka qenë një shqetësim i madh tek banorët e Karaçevës por edhe te mysafirët e restorantit. Jemi ndjerë shumë të shqetësuar edhe një provokim shumë i madh nga ushtria e Serbisë që kalon pranë restorantit ‘Oxygen’, në brendësi të territorit tonë. Provë private është një km larg kufirit. Kam pasur myshteri me fëmijët të cilët e kanë parë xhandarmërinë. Kanë kujtuar që janë ushtria e KFOR-it, dhe janë shqetësuar tej mase kur e kanë parë xhandarmërinë serbe duke kaluar këndej”, deklaron ai.

Krasniqi tregon se nuk është hera e parë që pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar këtej, derisa shton se kanë njoftuar të gjitha institucionet.

“Së pari e kam njoftuar Policinë e Kosovës, kryetarin e komunës. Edhe tash pres nga institucionet dhe organet që kjo pjesë të vizitohet më shpesh nga Policia e Kosovës që qytetarët të jenë të qetë edhe pres që nga organet të jetë një pikë statike në fshatin Karaçevë… fajtor për këtë së pari është qeveria që nuk ndërmerr masa për të mbrojtur territorin e Kosovës. Dhe ne duam edhe sqarim prej KFOR-it që të dimë të jemi të sigurt që ta ushtrojmë veprimtarinë e tonë të sigurt që të mos kemi frikë”, shton ai.

Ngjarja ka provokuar reagime të forta në politikën kosovare. Cënim të sovranitetit e ka quajtur Partia Demokratike e Kosovës që dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

“Ky veprim i toleruar nga qeveria e Kosovës dhe KFOR-i është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në reagimin e PDK-ë.

Ramush Haradinaj nuk i ka rezistuar dot asaj që ka ndodhur dhe ka shkuar vetë në kufi si për ta nuhatur nga afër konfliktin. Siç duket në këto foto ai është takuar me banorë të zonës për të kuptuar më mirë çfarë ka ndodhur.

Nga shtëpia e tij ku po qëndron prej ditësh në karantinë, për shkak të infektimit me koronavirus ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai tha se organet përkatëse janë angazhuar për vlerësimin e rastit, ndërsa theksoi se qytetarët e Kosovës do kenë mbrojtjen e autoriteteve shtetërore.

“Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, tha Hoti.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka bërë të ditur se institucionet e sigurisë dhe KFOR-i janë duke e hetuar këtë rast.

Si për të shuar zjarrin e irritimit të menjëhershëm, ka ardhur deklarata e KFOR, sipas të cilës dje rreth orës 17:20 ka kryer një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe në afërsi të fshatit Hodonovc në Komunën e Kamenicës. Sipas tyre Forcat e Armatosura të Serbisë nuk i ndahen anëtarëve të KFOR’it gjatë patrullimit si dhe rasti i djeshëm ishte njëjtë.

Sipas KFOR’it që nga viti 2008 patrullimet e përbashkëta të tyre dhe Forcave të Armatosura të Serbisë kryhen përgjatë vijës administrative për të ofruar siguri.

“Më 07 gusht 2020, rreth orës 17:20, elementët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje zhvilluan një Patrullë të Sinkronizuar me homologët e Forcave të Armatosura Serbe në Linjën Kufitare Administrative në afërsi të fshatit Hodonovc, në komunën e Kamenicës.Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në komunikatë.

KFOR’i thotë se gjatë patrullimit Forcat e Armatosura Serbe nuk ndahen nga anëtarët e KFOR’it dhe rasti i djeshëm ishte i njëjtë.

“KFOR-i bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vija Kufitare Administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe lëvizin përgjatë Vijës Kufitare Administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë”, thuhet tutje.

KFOR-i do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin si me Organizatat e Sigurisë së Kosovës ashtu edhe me Forcat e Armatosura Serbe në përputhje me mandatin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe Marrëveshjes Teknike Ushtarake të të njëjtit vit.

 

 



6 Comments

  1. DULLA KOTIT DO TI FUTEN EDHE NE SHTEPI KETA PARAMILITARET SERBE SHUME SHPEJT thotë:

    KY DULLA KOTI KOT ESHTE,PO TE ISHTE ALBIN KURTI KRYEMINISTER NUK DO TE NDODHTE KURR KY RAST,POR KY DULLA KOTI ESHTE VETEN NJE ZAGAR PA BOLE I HASHIM THACIT ISA MORINES DHE BATON HAXHIUT

  2. Lapsi nuk jeni gjekundi me lajmin e fundit dhe aktualitetin. Me mire fokusohuni te analizat dhe opinionet se per te tjerat siduket nuk keni staf. Lajmi i fundit te ju ne rastin me te mire vjen 3-4 ore me vonese nga mediat dhe portalet e tjera, ndersa zakonisht duhet te kaloj 24 ore.

    1. koha per urtesi mendimi dhe veprimi ne unitet ,koha per te ven vijat e kuqe cfar pranojm dhe cfar kundershtojm si njerez perball sunduesve te padrejt,koha per mirkuptim marrveshje ndernjerzore thotë:

      i paralajmroj ,1 bashkesin nderkombetare 2 shtetin serb ,dhe qeverit ballkanike,nese deshironi te dilini shpejt jasht ,funksionit ,si funksion ,largohuni nga padrejtesit historike,mos ushqeni shpirtin tuaj me padrejtesi,se si te futesh ne padrejtesi si ti thuash varrit hapu te hysh brenda padrejtesija plotsoj kuptimet po shenon oret e fundit te jetes saj ne tok,mos i detyroni njerzit tu pelqejn vdekja ,duke mbrojtur veten se sa jeta ne padrejtesi se pastaj nga keni dal su nxe me ska kthim pas perpara ndollet fundi trishtues,per ju ferri vertet,nuk esht kurr i fuqishem ai qe ka fuqi teknologji para ,me shum ,se se ai qe ka te drejt,padrejtesija nuk triumfon por juve qe e bet ndaj nesh po mbeteni peng te saj,per te shijuar, cmimin e saj ,vazhdoni serb greker e me rrall do ta kuptoni se si te futeni ,ne trojet shqiptare do tu duket si me hy ne varr do keni shum sfida,te papritura ,qe do ju kapin ,aq befasuese saqe do pendoheni pse keni lindur,ne finale vetem per te shpetuar do pranoni te mbeteni skllever tek shqiptaret vetem te jetoni por ateher puna juaj ,i perket vet shperblimit qe meritoni asaj qe i keni sherbyer,

  3. YMER GELBAZA KELLIRA ISHTEI VETMI QE JA PUBLIKOJ DOSJEN E KRISTAQ RAMES DHE EDI RAMES-TANI ESHTE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO,MUND VETEM T’JU LEPIJN STAFIT TE LAPSI.al,QKA NXJERRINNGA ZORRA E TRASHE

  4. Nxirreni zvarrë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, ky njeri pa dinjitet mori “lidershipin” e PD si dhuratë në “pajë” nga Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *