• |
ide | kryesore

12 viktima të tjera me Covid në Kosovë, 188 raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit janë regjistruar 188 raste të reja me Covid 19 në Kosovë, ndërsa 12 pacientë kanë ndërruar jetë.

Sipas Institutit Kombëtar te Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë kryer 462 testime, ndërsa numri total i rasteve të konfirmuara pozitivë ka shkuar 10.247 raste.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 327 pacientë prej Covid-19.



1 Comment

  1. Kosova deklaron 462 teste në 24 orë e me këto teste na nxjerrë 12 viktima të reja e 188 raste të reja infektimi.
    Pra i bie që afërsisht një ndër dy të testuar, ose ka vdekur, ose del i infektuar
    Një situatë me të vërtetë, tepër, tepër shqetësuese.
    Por duke u nisur nga fakti se në Kosovë janë tre parti që bëjnë luftë të ashpër me njera tjetrën për pushtet, a mos po abuzohet politikisht me statististikat e pandemisë ?
    Që pandemia po shfrytëzohet deri në SJBA për luftë politike në kohë zgjedhjesh, nuk besoj se kjo është ndonjë e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *