• |
ide | kryesore

Aksident fatal në Vlorë/ Përplaset me murin anësor të rrugës, humb jetën 25-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *