• |
ide | kryesore

Cardi B : Nicky Minaj ka bërë një punë të paqme

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B duket se ka një lloj vlerësimi për Nicki Minaj. Ndonëse nuk përmendi emri, në një intervistë të fundit me Apple Music, ku foli për reperet që dominuan skenën muzikore, Cardi la të nënkuptohej se e vlerëson Nicki-n.

“Kur isha e vogël, diku te 8 vjeç…Jo, prit se po gënjej. Kur isha gjashtë, shtatë ose tetë, kishte shumë repere. Pastaj erdhi një kohë që nuk kishte fare. Unë dëgjoja e dëgjoja e vazhdoja të dëgjoja këngët e viteve 2000. Më duhet t’u bëja replay sepse nuk kishte asnjë repere,” tha ajo.Më pas, Cardi shtoi:“Pastaj erdhi një repere që dominoi për shumë gjatë. Ka bërë një punë të paqme. Ajo mbizotëron akoma.”Cardi u shpreh se “nuk e di nëse do të vijë sërish dita kur të mos ketë më repere”, sepse është diçka që nuk e parashikon dot.Përsa i përket raportit të komplikuar mes tyre, shenjat e para për një marrëdhënie të tensionuar nisën në mars të vitit 2017, kur Nicki pëlqeu një koment poshtërues ndaj Cardi-t në Instagram. As bashkëpunimi i tyre me Migos në “MotorSport” nuk e qetësoi situatën. Marrëdhënia mori të tjera përmasa dramatike në shtator të 2018-s, në festën e organizuar nga Harper’s Bazaar në përfundim të Javës së Modës në Nju Jork. Cardi dhe Nicki u përfshinë në një sherr fizik, i cili referuar deklaratës së Cardi-t, ishte shkak i komenteve të Nicki-t për vajzën e Cardi B, Kulture.“Të kam lënë të flasësh dokrra për mua!! Por kur ti përmend fëmijën tim apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu s’mban më. Kam punuar fuqishëm dhe kam arritur shumë larg për të lënë njeri të tallet me suksesin tim. K*rvat i thonë të gjitha këto nëpër këngët e tyre, por në jetën reale janë frikacake.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *