• |
ide | kryesore

(EMRI) Ky person terrorizoi turistët në Pogradec, qëlloi mbi hotel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksioni i Policisë së Pogradecit vuri në pranga 34-vjeçarin Mariglen Topuzi. Arrestimi i tij u bë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë pranë një hoteli në Tushemisht.

Dyshohet se Mariglen Topuzi bashkë me tre shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, kanë gjuajtur me mbi 100 plumba në drejtim të hotelit me pushues.

Personi në fjalë kishte precedent për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr, raporton Vizion Plus.

Ata kanë patur një konflikt të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij.

Në datën 1 gusht kanë bërë të njëjtën gjë, kanë qëlluar me armë përpara hotelit të djalit 20-vjeçar. Ndërsa të shtunën qëlluan para hotelit të 47-vjeçarit.

Nga të shtënat pati dëme material tek godina e hotelit dhe tek 7 automjete të parkuara pranë tij.



6 Comments

  1. Kto nuk jane me pak terroriste se ato te ISIS. Kane terrorizuar nje qytet duhet te denohen per nje kohe te gjate

  2. Ketij duhey ti futesh tyten e asaj armes ne by..e dhe t’ja vertitesh por pa ja hequr thepin. Injorance hesapi

  3. Pavaresisht zbardhjes se ngjarjes Shteti duhej te ishte ne kembe i teri ne Pogradec deri ne kapjen e te gjithe ketyre krimineleve pasi thjesht reastesisht ka ndodhur qe nuk eshte bere masaker ndaj pushuesve qe nuk kishin lidhje fare me ngjarjen. Keta e kane bere te tyren shkuan per te vrare. A e kuptoni cfare demi i kane sjelle turizmint te pakte keta ne Pogradec, sa shume e kane trazuar popullin atje pas vrasjes makabre te atij monstres tjeter para disa ditesh ne Bucimas. Si ka mundesi qe para nje jave i behet sulm me arme nje qytetari dhe ai nuk ruhet nga Policia nuk lihet nje patrulle deri ne kapjen e autoreve. Duket qarte qe ka paaftesi ne menaxhimin e situates. Situata ka dale jashte kontrollit edhe ne Elbasan. U dergua Qato per zgjidhjen e situates nje vere ne uje beri dhe situata eshte me keq. Jemi bere gati Palermo e viteve ’80.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *