• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye i japin fund mosmarrëveshjeve

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po përpiqen fort për të shpëtuar martesën e tyre dhe disa ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se ata kanë vendosur të udhëtojnë drejt Karaibeve për të shfrytëzuar kohën bashkë.

Lidhja e tyre ka qenë e tensionuar pas një sërë deklaratash publike nga Kanye West, i cili tregoi se ata kishin dashur të abortonin vajzën e tyre të madhe North. Megjithatë duket se gjërat po rregullohen mes dyshes.Një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në Twitter nga reperi ku shfaqet me të bijën North po bën xhiron e rrjetit.Në sfond dëgjohet “Push The Feeling On” dhe më pas shihet Kanye që hidhet nga karroca e tij e golfit dhe filloi të kërcejë, e më pas edhe North u bashkuan me të.Nga ana tjetër, Kim po bënte videon dhe dëgjohet duke qeshur me lëvizjet e Kanye dhe North.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *