• |
ide | kryesore

Shifrat e pandemise/ Mjekja: “Janë mbi 200 të shtruar tek spitali Covid 2”

-Instant, Kryesore, Lajme



Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë këtë të dielë raportuan për 112 pacientë të konfirmuar me koronavirus në dy spitalet Covid 1 (reparti infektiv) dhe Covid 2 (Shefqet Ndroqi).

Marjeta Dervishi, nga ISHP tha se 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të tyre të intubuar. por sa të vërteta janë këto të dhëna? A po na gënjejnë me situatën e pandemisë? Deklarata e mjekes Silvana Bala, shefe e pneumologjisë tek spitali Shefqet Ndroqi për klan sot hedh dyshime të forta se shifrat e viktimave dhe të të shtruarve në spital po manipulohen.

Nëse zyrtarisht në dy spitale pranohet se janë 112 të shtruar, Silvana Bala tha se vetëm tek Shefqet Ndroqi janë 210 të shtruar, që shfaqin probleme pneumologjike dhe sipas pamjeve imazherike kanë virusin Covid në mushkëri.

Nga tamponi, shumica e pacientëve rezultojnë negativë, por virusin këta pacientë e kanë në mushkëri tha mjekja, ndërsa pranon problemet e tyre me frymëmarrjen.

“Është një situatë e rënduar. Unë kam këtu rreth 210 të shtruar. Vështirësia në frymëmarrje që është simptoma kryesor i këtyre rasteve, 2/3 e tyre dalin me tampon negativ sepse e kanë kaluar stadin e parë në shtëpi” ka thënë mjekja.

Mjekja shpjegon se virusi ështe vendosur thellë në rrugët e frymëmarrjes dhe nuk kapet nga tamponi.

“Covid me test nazofaringial del në ditët e para. Kur infeksioni zbret poshtë testi që merret në rrugët e sipërme respiratore rezulton negativ, ama pjesët e poshtme janë prekur. Është vendosur pneumonia” thotë mjekja.

Deklarata rrëzon shifrat zyrtare të raportimeve të përditshme të ISHP-së. Në këto raportime flitet për raste të reja “të konfirmuara”, pra vetëm ato pacientë që rezultojnë pozitivë përmes testit të tamponit dhe jo për gjendjen reale të situatës në spital.

Më thjesht, nëse një pacient shtrohet në spital dhe ka të gjitha simptomat e covid, edhe nëse në pamjet e imazherisë rezulton me të gjitha shenjat e virusit në mushkëri, por del negativ me tamponin, ai nuk konsiderohet i semurë me covid. Pikërisht për këtë mjekja Silvana Bala hodhi alarmin se gjendja në spitale është shumë më e rënduar se sa flitet zyrtarisht.

Një deklaratë të ngjashme bëri edhe infeksionisti Pëllumb Pipero pak ditë më parë, por ajo kaloi pa jehonë. Me qetësinë më të madhe, Pipero që vuri në dyshim shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, kur tha se të prekurit me covid duhet të jenë dy apo tre herë më shumë.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,”– tha Pipero gjatë një interviste për abcneës, duke pranuar se shifrat zyrtare janë të rreme.

Deri më tani, dyshimet për rastet e reja dhe viktimat nga covid ishin pjesë e thashethemnajës të përditshme, por duket se këto dy deklarata hapin një çështje të rëndësishme si ajo e manipulimit me të dhënat zyrtare të pandemisë dhe me vetë trajtimin e rrezikut të koronavirusit sipas midesë dhe interesit të qeverisë.

Prej muajsh është premtuar tashhmë hapja e dy spitaleve covid 3 dhe covid 4, por nuk dihet pse asgjë nuk është bërë.©Lapsi.al



9 Comments

  1. E pata dëgjuar live mjekun Skënder Brataj të thoshte para disa javësh se gjendja e pandemisë në Shkodër është më keq se në Tiranë. Nëse aktualisht Tirana ka mbi 1500 infektime të reja e Shkodra ka më pak se 300, mendoni se çfarë mund të jetë gjendja në Shkodër nëse Brataj ka thënë të vërtetën.
    . Mendimi i parë që më erdhi pas kësaj deklarate, ishte se si një njeri partiak ky mjek, meqë Shkodra është i vetmi qytet që ka si kryetare bashkie një zonjë nga PD, ashtu si edhe gjeneral Lleshi, tentonte të fajësonte bashkinë e qytetarët e Shkodrës për këtë situatë.
    Por duke dëgjuar alarmin që ka hedhur ish deputeti i PD, mjeku Spahiu se në Shkodër nuk po bëhen më shumë se 4-5 tampone në ditë, kam përshtypjen se “shtabi rilindas” i luftës kundër Covid 19, ka planifikuar ta bëjë Shkodrën Lombardi apo Bergamo, nëse fillojnë protestat kundër qeverisë.
    Uroj që të mos jetë e vërtetë deklarata e Bratajt, por nga kjo qeveri çfarë nuk mund të presësh.

  2. Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku, ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit shqiptarë në NATO.

    1. More po e morëm vesh se Berisha pati bërë çmos që të futej Shqipëria në NATO, e sipas Mero Gëlbazës e paskej bërë këtë, që të spiunonte NATO-n tek Kina komuniste, po çfarë lidhje ka kjo histori me shkrimin që po lexon për pandeminë ?
      A po të lëshojmë me nder me thënë një erë të ndyrë alla Mero, se mos tërhiqet vëmëndja nga skandalet e përditëshme të ripjelljes së krimit.

    2. E vertete i paemer i ores 18:18. NATO pati kritikuar Berishen ne vitet 2009-2012 per perhapje te covid 19 dhe per mosmarrje masash. Kur ishte Berisha ne pushtet, u perhap kaq shume koronavirusi sa paten vdekur me mijra ushtare te NATO-s, por kjo u mbajt sekret. Vetem pas ardhjes se rilindjes ne pushtet, u reduktua numri i te vdekurve kryesisht nepermjet ndihmes se Vucic, por edhe sepse vendet e NATO-s filluan te bejne check up tekVilma e partise dhe te marrin ketch up tek rilundoret qe e blenin me shumice me cmim pakice dhe e shisnin tek vendet e tjera me pakice me cmim shumice. Prandaj keto dy mandate jane petiudha me e ndritur e historise se Shqiperise, megjithese… ka akoma pasoja per faj te Berishes

  3. Ku esht ai gerdalla km mo , gjithollogu i gjith botes, si ju dha mend Amerikaneve a duhet te votonin per Tramp e jo me ketu ke neve,ku ka humbur mavria mo aman aman na plasi ???

  4. Keta monstra t’a bejne tamponin kur i semuri eshte renduar dhe kuptohet qe dhe spitali (hoteli i Rilindjes) s’ka cte te beje. A se vertetoi doktori i epidemiologjise me te afermin e tij kete fakt.Drejtesia duhet te hetoje per menaxhimin dhe abuzimin ne kete kohe pandemie te qeveritareve tane qe kane mendjen per te vjedhur dhe mbi jetet e te semureve

  5. Mor po, qe qeveria tall trapin me njerezit, qe ta bejne tamponin kur je duke vdek ose kur kur fut miq shume te forte kete e dime. Qe te kishim mjek kaq injorant sa kjo me siper edhe kete e dime, por nuk kuptoj si dreqin marin guximin dhe bejne deklarate kaq injorante nga pikpamja mjekesore, aq me teper qe qenka dhe shefe, mjer ne kush na drejton. O cope mishi Mjeke dhe ju o copa mishi Gazetare mereni vesh nje here e pergjithmone, virusi nuk diagnostikohet me imazheri, por vetem me analiza gjaku. Imazheria eshte thjesht nje indikacion qe “mund te kete virus” por nuk eshte diagnoze.
    Dhe ju o shkedhata njerez, ne vend qe te mereni me qeverine, me palloshin e gjate, qe po e rrenon fare kete vend, qe po na detyron te ikim rrugeve te Europes si lapanjosa mereni me nje pensionist si Saliu, i cimi momentalisht nuk ka asgje ne dore.
    Nuk ka per tu bere kurre Shqiperia sa te kete popull shkerdhat si puna juaj. Kur tju vijne mend ju o idiota do jete teper vone.
    Sala ishte si ishte te pakten nuk tallte trapin me Shqiptaret. Ky palloshi i gjate mir qe po na vjedh, ne dhe femijet tane per 30 vitet e ardhshme me PPP, por po tall dhe trapin me ne.

  6. Hic fare nuk besohet kjo Ramqeveria
    qe kur “doli” me Covid19 dhe ErVelia,
    Lali-rrena me Covid19 u vetdeklarua,
    aty ku eshte Lalke Eri rrena u ligjerua,
    kudo ku firma Lali-rrenes qe te shihet,
    vec nje gje fort mire nga te gjithe dihet,
    se aty Rrena ka shtepine,
    me surratin Erion Veline

  7. Doktoreshe ja ke fut pordhes kot. Sipas te gjitha agjensive mjekesore dhe studimeve nuk ka rendesi kur e ben tamponin ai del pozitiv nese ti je me virus dhe ska te bej nese virusi ka kaluar ne mushkeri dhe e dyta a mund te na e thuash ku e ke lexuar apo degjuar ti kete?. Eshte turp per ty si doktoreshe te besh deklarata te tilla te papergjegjshme dhe joprofesionale qe bie ne kundershtim me te gjitha deklaratat e OBSH. Po dhe kjo si gjithe te tjerat klasifikohet si cudi shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *