• |
ide | kryesore

Pandemia godet fort Kosovën/ 12 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shifrat e pandemisë në Kosovë janë thuajse dyfishi i atyre në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, 12 pacientë raportohen se kanë ndërruar jetë nga Covid, ndërsa numri i rasteve të reja është 188 përsona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *