• |
ide | kryesore

Shirat e rrëmbyeshëm/ Ankohen banorët e fshatit Porav

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
reshje-shiu.jpg



Banorët e fshatit Porav në Fushë Arrëz janë ankuar për personat që pretendojnë se mirëmbajnë rrugën. Pasi shirave që goditën pjesën më të madhe të territorit tonë, banorët thonë se dikush paguhet për mirëmbajtje, por nuk e bën asnjëherë detyrën pasi i përket një zone tjetër.

Sipas FaxNews, mëson se shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrugë, duke bërë që banorët të ndërhyjnë vetë. Kujtojmë se reshjet e shiut dhe furtuna përfshiu Shqipërinë në mesin e kësaj jave duke prishur planet e pushuesve.

Edhe ata që kishin udhëtuar për të shijuar rreze pranë bregdetit, ditën e djeshme janë detyruar të largohen nga plazhet pasi nisën reshjet e shiut. U raportua për dëme të konsiderueshme në shkatërrimin e shezlongeve dhe cadrave, por mesa duket ka ndikuar edhe tek rruga në fshatra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *