• |
ide | kryesore

Tabaku: Klimë mbytëse për biznesin në vend. 1.3 mld € të bizneseve shqiptare investohen në Maqedoninë e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jorida Tabaku deklaroi se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse dhe kjo i ka detyruar të investojnë jashtë vendit.

Sipas saj, bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro, shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut.

STATUSI 

Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që rradhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë. Pse ndodh kjo?

Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare. Në vend të ndihmës për ekonominë, Qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri.

Këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes. Vetëm për 2019 vlera që kemi humbur ka qenë sa 10% e PBB-së.

Punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë.

Eliminimi dhe reduktimi i 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratoriumi 1 vjecar për inspektoriatet si dhe lehtesimi i çdo procedure burokratike dhe prezantimi i taksës së sheshtë 9%, do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal dhe shumë konkurues me qëllim investimet më të larta në rajon. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë.

Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ti japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar! Shqipëria në punë është oferta jonë për bizneset që mos të shpenzojnë miliarda jashtë vendit: të luftojmë bashkë për investime të reja dhe vende të sigurta pune me paga dinjitoze në vendin tonë. #ditemetemira



3 Comments

  1. Pse pak kemi eksportuar jashte fuqi punetore, droge, kriminalitet e prostituta.` Parate e perfituara

    nga keto aktivitete jane perfituar nga pshteti ne forme taksash, tatimesh, gjobash dhe neper disa

    filtra te qshtuquajtura korrupsioniste si PPP-te,koncesionet etj kane perfunduar ne xhepat e oligarkeve

    dhe te pushtetareve

    qe kane ngrit biznene ne emer te te treteve shepesh here me emra jo shqip si psh.

    Delawere construction falsifikejshen me memen ne SHBA dhe bijezen ne recepsionin e nje spitali

    privat dhe pronar kapitenin Hateras (sipas modelit te romanit te Zhyl Vernit).

    A s’ka ardhur koha qe kete kapital ta eksportojme edhe jashe e per me teper ne vendin fqinj

    ne vendin qe mban emrin e te madhit Aleksander me nene epirote?

  2. ku i gjeni keto shifra dhe si i nxirrni se askush nuk deklaron sa para investon jashte vendit . Femer debile !

  3. Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku, ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit shqiptarë në NATO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *