• |
ide | kryesore

Të shtënat në Tushemisht/ Arrestohet një i dyshuar, shpallen në kërkim tre të tjerë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është ndaluar sot nga policia, si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një hoteli. 

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është ndaluar një 34 vjeçar me inicialet M.T., ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt që këta persona kanë pas me pronarin e hotelit dhe djalin e tij.

Në bashkëpunim midis tyre, në fillim të muajit gusht, ata kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, ndërsa ditën e djeshme, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç.

Si pasojë u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht.

Shpallen në kërkim edhe 3 bashkëpunëtorët e dyshuar të tij.

Sekuestrohen 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

  • M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”).

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

  • I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
  • M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
  • B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Nga tërësia e veprimeve intensive hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 mjet motor tip “Suzuki”, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Vijon puna për sqarimin e mëtejshëm dhe kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim, të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, “Prishja e qetësisë publike”, “Armëmbajtja pa leje”.



1 Comment

  1. Prishje e qetesise publike eeeeee?!?!?!?!?
    Ça karin thoni me o kafshe muti….po ju sdini as me i marr leke njerezve me
    Po duhet te kishit fillu me terrorizem qe tja kishit ule ne vrasje me dashje e mbetur ne tentative
    Qija robt ku rrojm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *