• |
ide | kryesore

8 muaj në çadër/ Pas takimit me Bashën, Bashkia e Durrësit zhbllokon fondet për familjen Barruku

-Instant, Lajme, Të fundit

Pak orë pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha, u takua me banorë të Manzës, të cilët i shprehën shqetësimin për mungesën e vendimit për rindërtimin e banesave të tyre të prekura nga tërmeti, Këshilli i Bashkiak i Durrësit është mbledhur në mbrëmje dhe ka miratuar fondin, raporton Syri.net.

Mes përfituesve është dhe familja Barruku me të cilën u takua sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili bëri publik problemin e kësaj familje dhe akuzoi autoritetet për abuzime me fondet.


Gjatë vizitës në Manëz, Basha akuzoi qeverinë Rama se po lë të jetojnë në kushte çnjerëzore familjet në Manëz, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Basha takoi disa familje, të cilat prej 8 muajsh jetojne në çadra dhe tha se qeveria vazhdon të vjedhë fondet për rindërtimin, teksa qytetarët po lihen në mjerim.

“Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në çadra.

Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja” u shpreh kreu i PD-së.

Takim me banorët e Manzës

E vërteta e trishtë e banorëve të Manzës, të mbetur pa strehë dhe pa ndihmë, nuk mund të fshihet as me propagandë dhe as premtime boshe. Ky është realiteti, këto janë hallet e banorëve të Manzës👇

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 10 août 2020

 

2 Comments

  1. Deri tani Basha ka prioritet:
    Kete katunarin
    Mesueset
    Mjeket dhe infermiret.
    Ndertuesit
    Fermeret
    Fasonet
    Peshkataret
    Shitesit e pakices
    Hotelet dhe turizmin

    mund te me kete shpetu ndonje prioritet tjeter se spara i shof shume lajmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu